02-05-2024

Kryesore

Prizren: Nisi ndalimi i shërbimeve të gastronomisë gjatë natës

Për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, Qeveria e Kosovës prej sonte ka aplikuar vendimin për rikthimin e orës policore në Prizren dhe tri komuna tjera të vendit. Kjo bëhet në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në këtë kontekst, nga sonte, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të […]

Koronavirusi: 18 pacientë po mjekohen në spitalin e Prizrenit

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, sot ka mbajtur një takim koordinues me drejtorin e Policisë Rajonale në Prizren, Faton Aliu, drejtorin e Spitalit Rajonal, Afrim Avdaj, drejtorin e QRSHP-së, Fadil Kryeziu, si dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj. Sipas njoftimit, me këtë rast është diskutuar për situatën e krijuar pas rritjes së numrit të rasteve […]

Vdes një 44 vjeçar nga pickimi i rriqrave në Malishevë

Një person i moshës 44-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e infektimit nga pickimi i rriqrave. Lajmi u bë i ditur nga vetë Komuna e Malishevës. “Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike […]

 Në Prizren kufizohet lëvizja sikur edhe në Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri

Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja kundër Covid-19. Ai thotë që është marrë vendimi që nga sonte në ora 21 deri në ora 5 të mëngjesit të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri. Ky vendim vije pas shtimit të rasteve te reja me Covid-19, e rritjes së numrit të viktimave.

Vazhdon shtimi i rasteve me koronavirus, 10 nga 178 të infektuarit nga Prizreni  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend, prej të cilëve nga komuna e Prizrenit 10 raste, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sa i përket rajonit tonë nga një rast është nga komunat: Suharekë, Mamushë, dhe Dragash. Numri i të infektuarve […]

Gjenerali Lame: Nuk ka pasur krime lufte, sepse disiplina ishte e madhe

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime thotë gjenerali Kudusi Lame i cili atë kohë ishte komandant i zonës së Kukësit. Gjenerali Lame thotë se aktakuzat e pakonfirmuara nga Dhomat e Specializuara kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, janë të ndikuara nga shërbimet serbo-ruse. Për luftëtarët e UÇK’së Lame thotë […]

Një femër dhe një mashkull arrestohen në Prizren, dyshohen për prostitucion

Dy persona, njëra femër, janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për ushtrim të prostitucionit, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera.

8 raste të reja me koronavirus në Prizren

Sot, më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, […]

Lind gruaja e infektuar me koronavirus nga Prizreni, priten rezultatet për foshnjën

Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën. Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës. Vetëm mbrëmë në […]

Një person bën vetëvrasje në Prizren

Një person ka bërë vetëvrasje në ballkonin e shtëpisë në fshatin Skorrobishtë. Policia ka njoftuar se rasti ndodhi dje gjatë ditës, transmeton Gazeta e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Fsh. Skorrobishte, Prizren 02.07.2020-13:15. Është raportuar se në ballkonin e  shtëpisë e tij është gjetur pa shenja jete […]