18-01-2022

Prizren: Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren. Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë ku ndodhi tentim-grabitja e armatosur.

Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informacioneve të plagosurit dyshohet se janë babë e djalë, pronarë të argjendarisë, por janë jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha për Gazetën Express

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.

Të dyshuarit ndodhen në arrati.

Asnjë koment

Comments are closed.