26-04-2024

Këto janë votat e diasporës për Haskukën dhe Totajn

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e votave të ardhura nga diaspora edhe për disa komuna tjera të cilat ishin pjesë e garës së balotazhit për kryetar të komunave më 14 nëntor.

Në garën për Prizrenin, Mytaher Haskuka i LVV-së mori 68 vota, ndërsa Shaqir Totaj PDK-së, i cili është fitues i balotazhit, ka marrë 53.

Ndërsa përmbysje të garës ka patur në Dragash, ku Bexhet Xheladini i LDK-së mori 244 vota, ndërsa Shaban Shabani i PDK-së, mori vetëm 54 vota.

Në Malishevë kandidati i PDK-së Isni Kilaj ka marrë 56 vota, ndërsa Ekrem Kastrati i Nisma, i cili është fitues i balotazhit, ka marrë vetëm 1 votë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.