26-04-2024

Mbi 50 prokurorë të angazhuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetar komunash.

Sipas një komunikate të prokurorisë, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi 50 prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.