02-05-2024

Kryesore

KFOR-i turk, të mërkurën mban manovra ushtarake në Dragash

KFOR-i turk në mëngjesin e ditës së mërkurë do të bëjë manovra ushtarake në komunën e Dragashit. Nga ora 6:00 në mëngjes deri në 11:00 forcat turke do të jenë të pranishëm në këtë territor. Ata madje kanë njoftuar se do të përdoren edhe helikopterët dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen. “Mëngjesin […]

Sekuestrohen armë dhe gjësende të palejuara në Suharekë

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar disa armë të ndryshme. Policia njofton se […]

Prizren: Dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte vetë mungesa e të akuzuarit Musliu dhe mbrojtësve të tij, avokatëve Gent dhe Blend Gjini, raporton “Betimi për […]

Në Prizren lind numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia

Gjatë 24-orëshit të fundit në Prizren ka lindur numër i barabartë i foshnjave për nga gjinia. Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa”, kanë lindur tetë foshnja, gjysma prej të cilëve djem, ndërsa gjysma vajza. Një ditë më parë ndërkaq kanë lindur vetëm dy foshnja, dhe atë një djalë dhe një vajzë. /GazetaePrizrenit.net/

Prizren: Ish-inspektori i Komunës shpallet i pafajshëm për mos rrënim të objektit pa leje

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ish-inspektori Krasniqi, akuzohej se gjatë vitit 2014, nuk e ka ekzekutuar vendimin e Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren, për rrënimin e kompleksit “Crazy Love”, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Prizren: Një muaj paraburgim për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një)muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E. V. nga fshati Reqan, Komuna e Prizrenit, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Në kumtesën […]

Sot në Grykën e Lumbardhit në Prizren përurohet shtegu “Panorama”

Sot në ora 11:00, do të bëhet përurimi i shtegut të ri Via Ferrata “Panorama” në Prizren, e cila gjendet në lokacionin e Grykës së Lumbardhit (4.5 km nga qendra e qytetit). Në njoftimin e Komunës, thuhet se ky shteg është produkti më i ri turistik i Prizrenit, i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së […]

Këtë javë më pak fëmijë të lindur në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 50 lindje. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” janë katër lindje më pak, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Mbështetur në shënime del se numri më i madh i të porsalindurve  është i gjinisë mashkullore. Këtë javë gjithsej kanë ardhur në jetë 28 […]

Prizren: Bie numri i të arrestuarve dhe drogës së konfiskuar

Referuar raporteve zyrtare, si numri i të arrestuarve që kanë ndërlidhje me substancat narkotike si sasia e drogës së konfiskuar, ka shënuar rënie të lehtë këtë vit, pasi shifrat nuk kanë dallime të mëdha. Mbështetur në raportet e Policisë së Prizrenit, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, gjithsej 147 persona janë arrestuar si “përdorues” të […]

Prizren: Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, si vjet edhe sivjet

Komuna e Prizrenit sivjet sikur viteve të kaluara ka ndarë shumën e njëjtë për projektin e dekorimit të qytetit për festat e fundvitit. Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Prizrenit, Lis Dorambari për portalin rtv21.tv ka thënë se Komuna e Prizrenit sivjet ka ndarë buxhet prej 30 mijë euro. Sipas Dorambarit ende nuk […]