11-07-2025

Kryesore

Vdes një person nga komuna e Malishevës në QKUK, familja njoftohet pas vdekjes se ishte i prekur me COVID-19

Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e […]

Prizren: 58 të porsalindur

Gjatë pesë ditëve të fundit në spitalin  “Prim.Dr.Daut Mustafa”, në Prizren kanë ardhur në jetë 58 foshnje, transmeton Gazeta e Prizrenit. Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, apo 30 sosh, pra dy më shumë se sa vajza. Njëra nga lindjet ka qenë gemellare […]

Prizren: Dënimi me burg i zëvendësohet nga gjykata me gjobë prej dymijë euro

Një person i dënuar për lëndim të rëndë trupor do të paguajë gjobë prej dymijë euro në vend se të mbajë gjashtë muaj burg për veprën e kryer. Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal. Sipas njoftimit të këtij institucioni, të hënën është bërë shpallja e aktgjykimit dënues ndaj të […]

Sot edhe 87 raste me koronavirus, 7 nga Prizreni

87 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë. Prej tyre 7 raste të reja janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas IKSHPK-së, sot janë marrë 202 mostra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Njoftohet se janë shënuar […]

Prizren: Punimet, shkak i mbylljes për qarkullim i “transitit”

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Arbanë”. Në një komunikatë për medie, thuhet se me këtë rast rruga “Transiti”, që lidhë lagjen “Arbanë” me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës, do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve. Punimet […]

10 raste të reja me koronavirus në Prizren, nga 96 rastet në Kosovë

Sot, më 27 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 96 raste pozitive. Nga komuna e Prizrenit jo vetëm që kanë dalë të infektuar, por numri i tyre […]

Për dy ditë vdiqën 6 persona të infektuar me COVID-19 nga rajoni i Prizrenit

Brenda dy ditësh në vendin tonë kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi, përderisa mbrëmë u konfirmuan edhe 62 raste të reja Covid-19. Raporti i fundit i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit, si dhe sot në orët e hershme […]

Koronavirusi: Nga 62 raste të reja, 4 nga komuna e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre 4 rast janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa për të infektuar raportohet edhe nga komunat e rajonit tonë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, […]

Grabitësit me maska thyejnë Komunën e Prizrenit

Dy persona mbrëmë kanë tentuar ta grabisin Komunën e Prizrenit. Ata të maskuar mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate, kanë arritur të hyjnë në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. Grabitësit kanë thyer një dritare, dhe të pa vërejtur nga ana e sigurimit të objektit kanë arritur të hyjnë brenda Administratës Komunale “ One Stop […]

Një person nga Prizreni dhe një nga Rahoveci ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Edhe dy persona kanë vdekur sot pas infektimit me koronavirus. Kështu ka bërë të ditur SHSKUK-ja përmes një njoftimi në Facebook. Siç njoftohet njëri rast është A.M. 56 vjeçar nga komuna e Rahovecit, për të cilin thuhet se përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Poashtu njoftohet se sot në orën 10:30, ka […]