20-02-2026

Kryesore

Acarohet situata në pikën kufitare në Morinë: Policia arreston qytetarët që deshën të hynë në Kosovë

Njerëzit bëjnë presion për të hyrë në Kosovë, por policia e doganës së Kosovës i kthen mbrapsht. Disa persona paraqesin vërtetime se nuk janë të sëmurë, por dogana kërkon test anti Covid-19. Policia e Pikës Kufitare në Vërmicë, sapo ndaloi dy persona të moshës rreh 25 vjeç për shkak të mosbindjes ndaj policisë, raporton TV […]

Vjedhje në një shkollë të Prizrenit

Hajnat kanë pasur një cak një shkollë në Prizren, ku kanë vjedhur pajisje shkollore. Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, persona të panjohur dje kanë hyrë me forcë në objektin e një shkolle, ku nga kabineti i saj kanë vjedhur disa pajisje shkollore. Policia nuk ka njoftuar për cilën shkollë është fjala.Rasti është […]

Koronavirusi: Nga 27 rastet e sotme, asnjë nga Prizreni

IKSHPK ka njoftuar se janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19 në nivel vendi. Nga Prizreni e as nga komunat përreth nuk raportohet asnjë rast. Kjo është dita e tretë pa të infektuar […]

Prizren: Defekt në tuba, disa lagje pa ujë

Kompani për “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren njoftoi se sot, me datën 01.06.2020 në rr. Jusuf Gërvalla, trafo së KEDS –it, prej orës 11:00 deri në ora 17:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të defektit në gypin transportues fi 200mm, transmeton Gazeta e Prizrenit. Për këtë pa furnizim të […]

Haskuka: Suksesi në vazhdim ndaj Pandemisë varet nga disiplina individuale

Sot ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave kundër pandemisë. Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vlerësuar se kjo tregon ritkimin e normalitetit dhe se suksesi ynë varet nga disiplina individuale e jona. Ai apelon për kujdes dhe seriozitet të njëjtë me respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Komuna e Prizrenit […]

Rihapet pika kufitare në Vërmicë të Prizrenit

Sot zyrtarisht është bërë rihapja e pikës kufitare në Vërmicë. Ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës janë duke realizuar në përpikëri hapjen e kësaj pike kufitare. Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë. Përmes pamjeve të tanishme vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa […]

Prizren: Paralajmërohet largimi i disa drejtorëve nga Haskuka

Në ekzekutivin lokal të Prizrenit, të drejtuar nga kryetari Mytaher Haskuka paralajmërohen ndryshime në sektorët më të rëndësishme të qeverisjes. Aktualisht bëhet fjalë së paku për tre drejtorë, dy prej të cilëve nga Vetëvendosje dhe njëri nga LDK. Portali “GazetaePrizrenit.net” ka mësuar se fjala është për drejtorin e Shërbimeve Publike, Levent Kasëmin,  drejtoreshën e Arsimit,  […]

Disa fshatra të Prizrenit dhe Hasit do të mbeten pa ujë për katër ditë

Kompania “Hidroregjioni Jugor“ që furnizon me ujë komunën e Prizrenit ka njoftuar se 11 fshatra  në zonën e Hasit të Prizrenit do të mbeten pa furnizim me ujë të pijes për katër ditë. Nga dita e martë,  2 deri me datën 6 qershor,  pasi burimi “Sozi” në zonën e Hasit do të ketë ndërprerje të […]

Lajm i mirë: Sot asnjë rast me Covid-19 nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 6 raste. Për dallim nga një ditë më parë, sot jo vetëm në komunën e Prizrenit, por as në këtë rajon […]

Prizren: Dy raste të falsifikimit të kartmonedhave prej 100 eurosh  

Dy raste të falsifikimit të kartmonedhave në vlerë prej 100 eurove janë hasur në Prizren. Sipas policisë, në rastin e parë, një person ka njoftuar se pasi ka bërë blerje në barnatore, gjatë kthimit të kusurit, i është kthyer një kartë-monedhë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar, shkruan Gazeta e Prizrenit. Njësia […]