11-01-2026

Kryesore

Këto janë rezultatet e Lirisë gjatë përgatitjeve në Durrës (Foto)

Skuadra e Lirisë së Prizrenit është e kënaqur me përgatitjet që po bën në Durrës. Këtë e ka pohuar kryetrajneri, Skënder Shengyli, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Liria nga 31 janari po qëndron në bregdetin shqiptar, në fazën përgatitore ku synim ka rikthimin në elitë. “Kemi punuar me intensitet të shtuar për të kompensuar kohën e humbur. […]

Vjedhje e rëndë në Prizren, një i arrestuar

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Prizren, raporton GazetaePrizrenit.net Sipas policisë, rasti ndodhi në rrugën “Tamil Shala” në lagjen “11 Marsi” me  03.02.2020 në mbrmje. “Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur gjësende të ndryshme Polici hetues ka arritur t’i identifikojë dy […]

Fshati Pagarushë në zi, por banorët krenarë me Nexhmijen

86 vjet më parë një artiste e madhe lindi në Pagarushë të Malishevës. Nga aty filloi rrugëtimi i këngëtares më të madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila të premten u nda nga jeta. Këtë pasdite të vjetrit e familjes kishin marrë rrugë për në Prishtinë tek familja e të ndjerës, derisa të rinjtë rrëfejnë ato […]

Malishevë: Arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrollin e lëshuar […]

Prizren: Arrestohet një person i kërkuar dërgohet në burgun e Dubravës

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren, pasi Gjykata Themelore ka lëshuar fletëarrest ndaj tij. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, njofton Policia e Kosovës.

Dy kompani ankohën në OSHP kundër vendimit të komunës së Prizrenit

Dy Operatorë Ekonomik (OE) “EVER LIGHT” si dhe konsorciumit ”NABS”&“ELING” janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të komunës së Prizrenit për procesin e prokurimit Efiqienca e ndriçimit publik ne Komunën e Prizrenit”. Për këtë proces të Prokurimit komuna e Prizrenit kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Multi Business Group”, e ku vlera […]

Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit

“Autostrada e Dukagjinit tashmë është ligj, u pëlqeu të tjerëve apo jo. Ajo do të realizohet, sepse ne jemi të vendosur 100 për qind”, kishte thënë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Por, ky projekt nuk duket se do të realizohet. Qeveria Kurti, e cila ka marrë mandatin të hënën, parasheh si projekt alternativ zgjerimin e […]

Rrëshqitje e dheut në autostradë, tek Vërmica, ministria ka një një njoftim për qytetarët

Kushtet atmosferike kanë ndikuar që të ketë rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.Kjo ka shkaktuar dëme tek disa makina të cilat po kalonin rrugës, por nuk ka pasur lëndime në njerëz. “Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut. […]

Prizren: Aktakuza ndaja shtatë personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në […]

Pezullohet mësimi në komunën e Dragashit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka marrë vendim që ditën e enjte me datë 6 shkurt të pezulloj mbajtjen e mësimit në këtë komunë përshkak të reshjeve të shumta të borës. Këtë njoftim përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka bërë Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Vloran Cenaj. Njoftimi i plotë i Cenajt: Njoftim […]