07-05-2024

Prizren: 18 të porsalindur tri ditët e fundit

Gjatë tri ditëve të shkuara, në maternitetin e spitalit në Prizren janë regjistruar 18 raste të lindjeve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë femrat, pasi 10 nga foshnjat janë vjaza.

Numri i lindjeve “cezariane” me operim, gjatë kësaj kohe ka qenë nëntë.

Marrë realisht, ky numër i lindjeve mund të merret si mesatare e ultë, pasi shprehur në shifra, del se brenda ditës janë 6 të porsalindurve, në një komunë si Prizreni, që mbështetur në shifra një vit më parë, mesataren e kishte 8-10 foshnja. /“GazetaePrizrenit.net”/

Asnjë koment

Comments are closed.