27-04-2024

Koronavirusi në Itali, del raporti për moshën dhe gjininë e viktimave

Italia, një nga vendet më të fuqishme dhe të rëndësishme të Europës, e përtej saj është gjunjëzuar nga koronavirusi, me 35 mijë të prekur dhe gati 3 mijë të vdekur.

Si vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës, autoritetet fqinje kanë publikuar të dhëna mbi viktimat e këtij virusi vdekjeprurës.

Mësohet se më shumë se 70 përqind e viktimave ishin burra, mosha mesatare e të cilëve është 79.5 vjeç. Ndërkohë, mosha mesatare e grave që kanë humbur jetën është më e lartë, 83.7 vjeç.

Nga mosha 40 vjeç deri në 50 vjeç kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 5 janë konfirmuar të vdekur nën 40 vjeç, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera të rënda.

Edhe pse mosha e viktimave në Itali është e lartë, 68.3% e personave që kanë humbur jetën kanë pasur patologji të tjera, patologji kardiovaskulare, patologji të frymëmarrjes, diabetit e të tjera./Opinion.al

Asnjë koment

Comments are closed.