18-05-2024

Haskuka thotë se furnizimi me ushqime në komunën e Prizrenit është në nivel

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se të mërkurën janë bërë inspektime në tregun e gjelbër dhe në biznese të ndryshme, për të kontrolluar respektimin e masave preventive dhe higjienike për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

“Përveçse të gjitha masat e përcaktuara po respektohen në përpikëri, edhe furnizimi me ushqim është në nivel dhe çmimet mbeten të pandryshuara”, ka bërë të ditur Haskuka në rrjetet sociale, raporton KOHA.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që nëse vërejnë ndonjë parregullsi, qoftë në aspekt të mosrespektimit të masave higjienike apo të rritjes së çmimeve, t’i denoncojnë ato në Qendrën e Thirrjeve përkatësisht në numrin 0800 19 200.

Asnjë koment

Comments are closed.