27-07-2024

LDK inicion mocionin e mosbesmit ndaj Qeverisë Kurti

“Nëse nuk heqim taksën atëherë SHBA-të mund të tërheqin trupat. Gjithashtu edhe Contuor Global ka dhënë dorëheqjen nga Kosova e Re. Gjithashtu sot ka ndodhur një veprim i papritur duke u shkarkuar një minister, pa u konsultuar me mua dhe ne kundërshtim me marrëveshjen. Eshtë një veprim që tregon se zoti Kurti nuk do të bashkëpunojë me ne dhe ne kemi vendos te iniciojme mocionin e mosbesimit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.

Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë në koalicion.

Asnjë koment

Comments are closed.