24-08-2025

Kryesore

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Prizren

Tre të dyshuarit (K/Shqiptarë) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Prizren, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rasti i vjedhjes në shtëpinë e një personi (shqiptar) kishte ndodhur para tri dite. “Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale […]

Sot Testi i Maturës për afatin e gushtit edhe në rajonin e Prizrenit

Afro 990 maturantë nga Prizreni, sot do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, të cilët do të kenë pjesën e parë të testimit, ndërsa pjesën e dytë do ta kenë me 7 shtator. Për shkak të numrit më të vogël të nxënësve, kësaj radhe do të ketë më pak administrues dhe […]

Prishet koalicioni qeverisës mes Nismës e Vetëvendosjes në Prizren, NS del në opozitë

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se del nga koalicioni qeverisës me Vetëvendosjen në Prizren. Një veprim të tillë, ky subjekt e ka marrë pas shkarkimit të djeshëm të drejtorit të Arsimit, Gani Gërmizajt nga ana e kryetarit Mytaher Haskuka. Më poshtë komunikata për opinion e Nismës pa ndërhyrje: “Të nderuar qytetar, anëtarë dhe nismëtar […]

Lëvizjet në kabinetin e Haskukës sfidë për qeverisjen në Prizren

Shkarkimi i drejtorit për Arsim të Prizrenit, nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, e që përbën largimin e dytë brenda tri dite, është një tregues se qeverisja komunale, po përballet me vështirësi. Në fakt që nga fillimi i kësaj përbërje,  diç më tepër se një vjet e gjysmë ekzekutivi prizrenas katër […]

A po rrezikohet koalicioni Vetëvendosje – Nisma në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha vlerësoi se shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Prizren, nga kryetari Mytaher Haskuka është i njëanshëm. Berisha duke komentuar vendimin e sotëm të Haskukës për shkarkimin e Gani Gërmizajt, tha për portalin “Gazeta e Prizrenit” se kjo është bërë pa njoftim paraprak, ndërsa në këtë rast kryetari […]

Shkarkohet drejtori i Arsimit në Prizren

Drejtori i Arsimit, Gani Gërmizaj është shkarkuar nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Postimi i plotë i Haskukës në Facebook: Dje para përfundimit të orarit të punës, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Gani Gërmizaj, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë […]

Paraburgim dy prizrenasve për dyshime rreth skemave piramidale dhe bixhozit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës […]

Arrestohet i dyshuari për dhunimin tek Ura e Gurit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J.lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat. I dyshuari, është arrestuar dhe pas […]

PDK kërkon që Haskuka të shkarkojë edhe dy drejtorët tjerë të dënuar

PDK në Prizren, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit për Ekonomi dhe Financa të Prizrenit, Ertan Simitçi, të cilën ajo e konsideron më shumë si vetëdorëzim karshi presionit, ndërsa i ka kërkuar kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka të shkojë më tutje për të shkarkuar  edhe dy drejtorë të tjerë të dënuar, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. […]

Një muaj paraburgim prizrenasit për bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,22.08.2019, nga ora 20:30 minuta, dhe […]