26-04-2024

Prizren: Mbi gjysma e lindjeve “cezariane”

Ekipit të mjekëve në maternitetin e Prizrenit, gjatë 24-orëve të shkuara i është dashur punë dhe kujdes i shtuar.

Në repartin përkatës të spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” janë regjistruar 12 raste të lindjeve, por shtatë nga to janë “cezariane” apo me operim, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Rastet e lindjeve “cezariane” janë karakteristikë e kohëve të fundit, pasi ato po preferohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga nënat e reja.

Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është rritja e numrit të lindjeve,  apo më tepër se dyfish krahasuar me ditën paraprake kur janë regjistruar vetëm 5 raste të të porsalindurve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.