26-04-2024

Ndodh në Gjilan: Ia vodhi çizmet e 175 eurove në shtëpi, hajduti i bie pishman dhe ia kthen me kërkim falje

Një qytetar nga Gjilani ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij.

Ai pasi kishte shikuar kamerat e sigurimit ka vërejtur se një hajdut ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tij duke ia vjedhur çizmet e dimrit.

I indinjuar ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook edhe videon duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta njohin personin që shihet në incizimet e kamerës.

Asnjë koment

Comments are closed.