Haradinajt si rrallëherë i mbushen sytë me lot

Kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, i janë mbushur sytë me lot derisa tregoi një rrëfim për nënën e tij.

“Pas vdekjes së babës, ne u shkepëm, e në katund shkojmë zakonisht vetëm vikendeve. E unë si fëmija më i madh i kam thënë nënës se unë jam më i madhi nga fëmijët andaj ti je të unë edhe pse secili nga ne ka pasur mundësi ta marrë nënën”, ka rrëfyer Haradinaj përballë Adi Krastës.

Haradinaj ka treguar se çdo mëngjes para se të filloj punët e ditës, ai e pi kafen e mëngjesit me nënën e tij.

“Unë kafen e mëngjesit e pimë bashkë më nënën dhe unë gjithmonë them se nëna nuk është te unë, por unë te nëna”.

Momente si ky për Haradinajn janë të rrallë, sidomos në publik.

Ai do të mbahet mend edhe sytë me lot në ditën kur ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit./insajderi

Image result for haradinaj qan jep doreheqje