19-10-2025

Kryesore

Prizreni me komision për monitorimin e përfituesve nga buxheti për “Politikat zhvillimore”

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, ka miratuar propozim-vendimin për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”, ku bën pjesë edhe KF “Liria”. Paraprakisht në mbledhjen e djeshme të KK-së ka pasur një debat, ndërsa pro komisionit kanë qenë edhe anëtarë të subjekteve në koalicionin qeverisës, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. […]

Kuvendari Quni: Haskuka i Vetëvendosjes u bë kryetar i Prizrenit me votat e PDK-së

Të gjithë, jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë ishin befasuar, kur në momentet e fundit në votimet për balotazh në zgjedhjet e 2017-ës kishte ndryshuar rezultati, në të mirë të Mytaher Haskukës, kandidatit të Vetëvendosjes!, pas të cilave mori postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit. Me një diferencë të ngushtë, apo vetëm 262 […]

Arrestim për “fajde” në Suharekë

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prizren, ka arrestuar të dyshuarin me inicialet  R.B. (lindur 1952) për shkak të dyshimit të veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, ka filluar hetimet dhe mbledhjen e provave për rastin, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Sipas njoftimit, sot është zbatuar urdhëresa e gjykatës, ku në prezence të […]

Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të Maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit te dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019. Sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës me datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më […]

Baldedaj: Me Haskukën do të shihemi në gjyq

Ish-drejtori për Administratë komunale në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se do të shihet në gjyq me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke paralajmëruar padi ndaj tij, për siç ka thënë shantazhin që po ia bën nëpër medie, për shkak të opozitarizmit,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Baldedaj që aktualisht është kuvendar i AAK-së në opozitë, […]

Përplasje të asamblistëve me kryetarin Haskuka në Kuvendin e Prizrenit (VIDEO)

Mbledhja e sotme e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit po karakterizohet me përplasje e polemika e shumta në mes të anëtarëve të Kuvendit, e madje edhe në mes tyre dhe kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Në këtë mes janë edhe vet anëtarë të Kuvendit nga radhët e partive në koalicion, të cilët janë përfshirë në […]

Paraburgim “hajdutit” që vodhi në një kompani të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në arsyetimin e aktvendimit, thuhet se i dyshuari […]

Sot mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit

Sot do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, në të cilën pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ndër pikat e parapara të rendit të ditës janë: -Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin e […]

Prizren: S’ka komision vetëm për Lirinë, por ndaj gjithë përfituesve nga “Politikat zhvillimore” të Komunës

Komiteti për Politikë dhe Financa që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit , në mbledhjen e fundit,  ka propozuar që pika për formimin e komisionit mbikëqyrës për KF “Liria” të ndryshohet në propozim-vendim për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”. Kjo çështje si pikë […]

Nëntë vjet burgim për vrasjen e të miturit B.Muharremaj në stacionin e Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  për të Mitur, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të miturit me iniciale  L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës,  për shkak të  veprës  penale vrasje e rëndë dhe veprës penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pë këtë Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka […]