19-04-2024

Çfarë parashohin VV e LDK për autostradën e Dukagjinit?

Një nga projektet e parapara të qeverisë së kaluar është ai për ndërtimin e autostradës e Dukagjinit, Istog-Prizren.

Por sa janë gjasat që ky të realizohet tashmë pas zgjedhjeve, kur pritet një koalicion VV-LDK.

Eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se nga projektet e cilësuara si kapitale, e përbashkëta e këtyre dy subjekteve politike është qëndrimi i tyre në lidhje me autostradën e Dukagjinit, përcjell “GazetaePrizrenit.net’.

LDK edhe LVV, thotë Gashi, kanë favorizuar idenë e zgjerimit të rrugëve ekzistuese që lidhin komunat e Dukagjinit dhe jo që të shkohet në ndërtimin e autostradës së re./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.