12-05-2025

Prizren

Në Landovicë përkujtohen dëshmorët dhe martirët

Në 23 vjetorin e betejës së Landovicës, janë përkujtuar 7 dëshmorët dhe 15 martirët e këtij lokaliteti me homazhe në varret ku ata prehen të qetë dhe përmes një tubimi përkujtimor,  Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se, muaji mars është koha e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve, dhe ne me nderimin që […]

Rrahje në Prizren

Raportohet se në rrugën “Brigada 128” në Prizren, pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj  kosovarë. Dy të dyshuar janë në arrati, ndërsa një është dërguar për tretman mjekësor dhe tjetri është shoqëruar në stacionin policor. Rasti është duke u hetuar.

Krusha e Vogël – fshati që e përjetoi masakrën e madhe

Më 25, 26, 27 mars të vitit 1999, në disa fshatra të rajonit të Anadrinisë, sidomos në Krushë të Vogël dhe të Madhe, është ndërmarrë një fushatë e egër dhune nga forcat serbe, duke vrarë e masakruar një numër të burrave, pa kursyer as fëmijët, gratë dhe pleqtë. Krusha e Vogël, rreth 10 kilometra larg […]

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të shtatë të zhdukurve, të Masakrës në Krushë të Vogël

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël. Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, nesër në ora 12:00 […]

Dështon për të tretën herë me radhë gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Almir Saiti, Muhamet Bajrami, Drenusha Behluli Mehmeti dhe Hatixhe Përzhella. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë kërkesa e mbrojtësit të akuzuarit Almir Saiti avokati Hajrip Krasniqi, që ekspertiza […]

Prizren: Aktakuzë pasi plagosi viktimën pas fjalosjes lidhur me kolonën në trafik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.V., nën dyshimin se tentoi ta privojë nga jeta viktimën B.G, pas fjalosjes për shkaktimin e kolonës në trafik. Përmes një komunikate për medie, thuhet se i njëjti gjendet në paraburgim nga 10 janari. Sipas aktakuzës, më 10 janar 2022, […]

Gjykimi ndaj “Burdushit”, dëgjohet një dëshmitar

Me dëgjimin e dëshmitarit F.Sh, të martën ka vazhduar gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, ndërsa deklaratat e dëshmitarëve B.K, M.K dhe F.C u konsideruan të lexuar për shkak të pamundësisë për të qenë në seancë. Burdushi po akuzohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa […]

Prizren: Dështon të nis gjykimi ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, i akuzuar për korrupsion

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj ish-drejtorit për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi, i cili akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se nga 14 dhejtori 2018 e deri më 12 shkurt 2020, duke punuar si person zyrtar […]

Prizren: Gjenden mbetje mortore, flet për rastin punëtori që gërmonte

Në varrezat e Prizrenit sot janë gjetur mbetje mortore, të mbështjella me rroba dhe batanije, të cilat dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”, ndalën punën në gjysmë teksa po gërmonin, sepse hasën në diçka të fortë dhe të pazakontë. Ishin eshtrat e gjetura, të cilat duhet […]

“Gjon Buzuku”, historia e bujshme e tempullit të dijes në Prizren (Foto)

Shkruan:  Qazim MORINA 468 vjet më parë, më 20 mars 1554, Gjon Buzuku nisi  ta shkruaj librin e parë në gjuhën shqipe “Meshari”, të cilin e përfundoi më 5 janar 1555. Pikërisht, në ditën e nisjes së shkrimit të veprës letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot, gjimnazi i Prizrenit […]