05-11-2025

Prizren

Prizren: 4.103 padi kundër komunës (VIDEO)

Pushteti lokal që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka dhe subjekti i tij, po përballet me numër të madh të padive nga qytetarët dhe kompani të ndryshme. Shumicën e këtyre rasteve në gjykatë po i humbin.

Totaj i reagon Haskukës: Shkarkimet e drejtorëve janë të vonshme

Largimi i dy drejtorëve brenda javës nga  Komuna e Prizrenit,  të udhëhequr nga Vetëvendosje ka nxitur edhe reagimin e kreut të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj. Nëpërmjet faqes në facebook, ai i ka vlerësuar këto  si vendime të vonuara të kryetarit Haskuka për të larguar zyrtarë me aktakuza. “Mos përfillja e tij e gjatë ndaj […]

Sulmohen fizikisht dy femra në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në mëngjes. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

A po rrezikohet koalicioni Vetëvendosje – Nisma në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha vlerësoi se shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Prizren, nga kryetari Mytaher Haskuka është i njëanshëm. Berisha duke komentuar vendimin e sotëm të Haskukës për shkarkimin e Gani Gërmizajt, tha për portalin “Gazeta e Prizrenit” se kjo është bërë pa njoftim paraprak, ndërsa në këtë rast kryetari […]

Shkarkohet drejtori i Arsimit në Prizren

Drejtori i Arsimit, Gani Gërmizaj është shkarkuar nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Postimi i plotë i Haskukës në Facebook: Dje para përfundimit të orarit të punës, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Gani Gërmizaj, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë […]

Në Prizren së shpejti pritet funksionalizimi i kamerave të sigurisë

Së shpejti pritet që të funksionalizohen kamerat e sigurisë të vendosura nëpër Prizren. Kryetari i Komunës, Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se çështja e tyre ndodhet në proces të tenderimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në kontekstin e rritjes së nivelit të sigurisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës  gjatë dëgjimit të fundit publik me qytetarë për […]

Në Prizren sot mbahet Akademi përkujtimore për veprimtarin Mikel Kuzhnini

Sot do të mbahet Akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini. Ajo mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 11:00. Para saj, duke filluar nga ora 09:00 familja Kuzhnini po në Shtëpinë e Kulturës do t’i presë […]

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Prizren

Ora 09:00 Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, familja Kuzhnini pret ngushëllimet e qytetarëve për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini. Ora 10:30 Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet dita e tretë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe […]

Paraburgim dy prizrenasve për dyshime rreth skemave piramidale dhe bixhozit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës […]

Arrestohet i dyshuari për dhunimin tek Ura e Gurit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se në bashkëpunim me Policinë, pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe punës intensive në terren, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin me inicialet F.J.lidhur me rastin e dhunimit të të miturit tek “Ura e Gurit” në Prizren, të raportuar nga dëshmitarët dhe mediat. I dyshuari, është arrestuar dhe pas […]