17-05-2024

Kokainë, marihuanë e armë, dy persona të arrestuar në pikëkalimin e Vërmicës

Dy persona janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë të Prizrenit, pasiqë u janë gjetur, drogë e armë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, pas orës 21:00, shkruan ‘Gazeta  e Prizrenit’.

“Gjatë një kontrolli në veturën e të të dyshuarve  (K/shqiptarë)dhe  te njëri prej të tyre nën veshje të brendshme janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi e dyshuar e substancave narkotike, si vijon: 5 (pesë) qese të vogla narkotike të llojit marihuanë, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar (kokainë), 1 (një ) epruvetë e vogël me lëndë të dyshuar (kokainë) dyshohet deri në verifikim”, bën të ditur policia.

Po ashtu atyre u janë  gjetur edhe  1 (një) qese me lëndë të dyshuar pluhur të bardhë që dyshohet se përdoret për përzierje të narkotikëve, dy mullinj për përpunimin e substancës narkotike si dhe një thikë luftarake. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.