13-12-2024

Bie niveli i ujit në Lumbardhin e Prizrenit

Nivel i ujit në shtratin e “Lumbardhit”  të Prizrenit ka rënë aq shumë, sa mund të thuhet se tashmë i ngjan një përroske të vogël. Disa prizrenas të moshuar shprehen se rrallë ka ndodhur,  që lumi të jetë në këtë gjendje, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Mungesa e të reshurave të borës gjatë dimrit, temperaturat tepër të larta të kësaj vere, madje deri 40 gradë Celsius, si dhe mungesa e të reshurave të shiut gjatë kësaj vere vlerësohen ndër faktorët kryesorë,  që kanë ndikuar që shtrati i Lumbardhit, pothuajse të mbetet thatë.

Tashmë vija e ujit edhe mund të kapërcehet. Qytetarët më të vjetër  mbajnë mend kur në kohëra të nxehta, gjatë verës edhe janë freskuar në ujin e këtij lumi.

Po ashtu do theksuar se niveli i ujit ka rënë edhe në lumin “Drini i Bardhë”që përshkon një pjesë të komunës së Prizrenit, në shtratin e të cilit derdhet Lumbardhi. /GazetaePrizrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.