29-04-2024

Katër kandidatë për deputetë nga AAK në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë për AAK-në.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në ‘facebook’

Ky është postimi i plotë:

“Në takimin me Këshillin Drejtues nga Dega e AAK-së në Suharekë, u vendos për kandidatët të cilët garojnë për deputetë në këto zgjedhje.

Blerim Kuçi, Albena Reshitaj, Idriz Selimaj dhe Burim Ramadani do të jenë kandidatët për deputetë.

I kam falenderuar të gjithë, për dakordimin e përbashkët që në këto zgjedhje të jemi bashkë dhe të vendosur për fitoren e cila do të vie me besimin e qytetarëve 100%”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.