22-12-2025

Prizren

Haskuka: Disa prej këshilltarëve e meritojnë burgun

Këshilltarë të caktuar të Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e mbajtur të enjten janë përplasur me përfaqësuesit e Ekzekutivit, lidhur me tema të ndryshme, gjatë pikës së rendit të ditës të përcaktuar për pyetjet e anëtarëve të KK-së dhe përgjigjet e qeveritarëve komunalë. Krahas përplasjeve mes këshilltarëve të opozitës dhe lidershipit komunal, tone […]

Mbeturina të shumta në lagjen “Edit Durham” në Prizren, qytetarët të shqetësuar

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend nga qytetarët po rrezikon edhe shëndetin e tyre. Me një problem të tillë janë duke u përballur edhe qytetarët e lagjes “Edit Durham” në komunën e Prizrenit. Në disa fotografi që një qytetar i kësaj lagje ka dërguar në adresë të Telegrafit, shihet gjendja e keqe e kësaj […]

Aksion i Policisë në orët e vona të natës në Prizren

Në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar plani operativ për kontrollimin e lokacioneve dhe personave të dyshimtë. Policia gjatë orëve të mesnatës ka kryer disa bastisje të lokaleve dhe personave ku dyshohet se mund të kryhet veprimtari ilegale dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi.   Aktiviteti është realizuar në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë […]

Kuvendari Quni: Haskuka i Vetëvendosjes u bë kryetar i Prizrenit me votat e PDK-së

Të gjithë, jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë ishin befasuar, kur në momentet e fundit në votimet për balotazh në zgjedhjet e 2017-ës kishte ndryshuar rezultati, në të mirë të Mytaher Haskukës, kandidatit të Vetëvendosjes!, pas të cilave mori postin e kryetarit të Komunës së Prizrenit. Me një diferencë të ngushtë, apo vetëm 262 […]

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 19:30 Fondacioni Lumbardhi në Prizren prezanton ekspozitën “Kino e artistit” Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi). /GazetaePrizrenit.net/

Me polici, familja Agallari kthen 80 ari tokë në Prizren, që e shfrytëzonte familja Krasniqi

Asaf Agallari nga lagjja “Bajram Curri” e Prizrenit, që nga viti 1950, së bashku me vëllanë dhe dy motrat, janë pronarë të kësaj parcele prej rreth 80 ari. Agallari, që nga paslufta, ka dashur ta shesë pronën e tij, por ka hasur në rezistencë nga familja e Ridvan Krasniqit, të cilës tokën ia kishte dhënë […]

Pse i bërtet Shukri Quni kolegut Xhavit Ukaj në Kuvend (Video)

Kuvendari i LDK-së, Xhavit Ukaj, gjithashtu ka debatuar edhe me drejtorë të ekzekutivit komunal në seancën e sotme të Kuvendit të Prizrenit. Ai përderisa debatonte nga ulësja, fjalën e mori kuvendari i Nisma Socialdemokrate, Shukri Quni, i cili u mundua diçka të thotë, por ai nuk dëgjohej nga debati që bëhej nga kuvendari, Ukaj. Shukri […]

Policia e Prizrenit dhe Kukësit diskutojnë për lehtësimin e procedurave të kontrollit për turistë

Në kuadër të bashkëpunimit dhe parandalimit të krimit në nivel rajonal, sot në Morinë, Republika e Shqipërisë, është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorit rajonal të Prizrenit kolonel Faton Alija, dhe drejtorit rajonal të Kukësit Zef Laskaj. Sipas njoftimit, takimi kishte karakter bashkëpunues në disa fusha, e në veçanti shkëmbimi i informacioneve për disa nga rastet […]

Zyrtari i KDI-së i vlerëson si të paaftë njerëzit e politikës në Prizren

Zyrtari i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj, ka komentuar zhvillimet e sotme gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prizrenit, në të cilën pati përplasje e polemika mes kuvendarëve, e madje edhe kryetarit Hakuka, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në një postim në profilin e tij në “facebok” ai, ka shkruar: “Me ketë nivel të përfaqësimit në […]

Baldedaj: Me Haskukën do të shihemi në gjyq

Ish-drejtori për Administratë komunale në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se do të shihet në gjyq me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke paralajmëruar padi ndaj tij, për siç ka thënë shantazhin që po ia bën nëpër medie, për shkak të opozitarizmit,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Baldedaj që aktualisht është kuvendar i AAK-së në opozitë, […]