15-12-2025

Prizren

Prizren: Në spital mungojnë aparaturat, s’ka diagnostikim të sëmundjeve

Zyrtari për Informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka thënë për “Zërin” se në Repartin e Radiologjisë në këtë spital mungon aparatura e skopit (merren imazhe me kualitet të lartë të organeve), mamografia digjitale (metodë për detektimin e formacioneve tumoroze në gji) si dhe rezonanca magnetike (ekzaminim imazherik për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme). […]

Në vend të vizitorëve, Liqeni i Vërmicës mbushet me mbeturina (foto)

Shumë afër kufirit me Shqipërinë, gjegjësisht në jugperëndim të Prizrenit gjendet Liqeni i Vermicës. Një nga pjesët më të bukura të Kosovës siç duket edhe këtë vit është lënë në mëshirë të fatit.     Pavarësisht bukurisë dhe pamjes përrallore që ka marrë nga stina e pranverës, ky liqe është stërmbushur me mbeturina, të cilat […]

Shkolla “Lekë Dukagjini” e Prizrenit promovon vlerat në multikulturalizëm dhe multigjuhësi (foto)

Me temën ” Multikulturalizmi dhe multigjuhësia është vlerë e një populli” shkolla “Lekë Dukagjini” sot ka mbajtur një debat për të promovuar vlerat e saj si vatër diturie, e cila në kontinuitet promovon këto cilësi njerëzore. Pos gjuhës shqipe, në këtë shkollë procesi mësimor zhvillohet edhe në atë boshnjake. Drejtoresha e saj, Jehona Krasniqi-Morina ka […]

Shefi i Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj ndihet i pafajshëm

Prokuroria Themelore në Prizren, të martën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër shefit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas organit të ndjekjes, Osmankaj akuzohet se në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik, ka lejuar zbatimin e një […]

Nëntë të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 5 meshkuj 4 femra 2 lindje “cezariane”  (me operacion). /GazetaePrizrenit.net/

I plagosuri në Prizren jashtë rrezikut, dorasi i dyshuar arrestohet

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë, njofton zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, raporton TV Prizreni. Personi i dyshuar që ka qëlluar me armë është arrestuar, dhe atij i […]

Anëtari i VV-së: Vendosja e shtatores së Skënderbeut, bastardizon Prizrenin

Anëtari i Vetëvendosjes, Arian Xhezairi ka dalë kundër vendosjes së shtatores së Skënderbeut në qytetin e Prizrenit. Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se asnjë shtatore s’e ka vendin kurrkund hiç mes njerëzve të gjallë. “Po mos përziejë fantazma me njerëz që hale marrin frymë, prandaj, duart larg prej bastardimit t’qendrës historike t’Prizrenit, aman!”, […]

Burgim për të dyshuarin nga Prizreni që sulmoi fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale B.SH. nga Prizreni, për shkak të  veprës  penale  lëndim i lehtë trupor dhe për këtë e kadënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) muaj. Sepse me datën 19.11.2015,rrethe orës 11.30 minuta në Prizren,në kafiterin e quajtur “Albi”, i […]

Aksidenti i parë me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri punëtor i Bechtel Enkas nga Prizreni

Personi që është aksidentuar dje për vdekje në autostradën “Arbën Xhaferi” është punëtor i Bechtel Enkas. Një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka qenë fatal për 48-vjeçarin H.S. nga Prizreni. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e njërit prej tri automjeteve […]

Arrestohet për posedim të substancave narkotike në Prizren

Një person është arrestuar për shkak të posedimit të substancave narkotike. Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit ‘marihuanë’ në peshë 2.86 gramë”, thuhet në raportin e Policisë. […]