11-07-2025

Kult/ Arsim

Foto: Prizren, 1972

Pamje nga viti 1972, rruga nga qendra përballë hotel “Therandës” për tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Deri në vitin 2010, një pjesë ku tash ndodhet sheshi shërbente për parking./ GazetaePrizrenit.net /

Zhvillim i rrallë në Kosovë, MASHT-i njofton se ministri takoi zëvendësin

Ministria e Arsimit sot ka lëshuar një komunikatë për media, përmes së cilës kanë njoftuar për një takim në mes të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe zëvendësministrit Xhavit Rexhaj. Në këtë takim të dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë diskutuar për ndikimin që COVID-19 ka pasur në sistemin arsimor dhe gjithashtu për përpjekjet […]

Ministri i Arsimit: Me këtë trend të rasteve me Covid, mësimi fillon në shtator sërish online

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë se Ministria e Arsimit është duke planifikuar që të zhvilloj mësimin në rrethana normale, mirëpo nëse vazhdon ky trend i numrit të të prekurve me Covid-19, gjasat janë të mëdha që nxënësit as në shtator të mos ulën në bankat shkollore, transmeton IndeksOnline. Likaj i ftuar në emisionin […]

Prizren: Teatri “Bekim Fehmiu” me aktorë rezidentë përmbyll kapitullin e pritjeve

Përpjekjet shumëvjeçare të komunitetit artistik teatror në Prizren për gjetjen e një zgjidhjeje institucionale për statusin e tyre janë kurorëzuar të enjten, pasi që aktorët e ansamblit rezident të teatrit “Bekim Fehmiu” kanë nënshkruar kontratat dyvjeçare. Njëri prej tyre, që ka qëndruar me vite të tëra në këtë betejë me besimin se kjo kërkesë do […]

“DokuFesti” me 90 filma të kohës dhe inovativë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër  “DokuFest” ka publikuar programin e plotë garues të filmave për edicionin e 19, i cili për herë të parë do të mbahet në sferën digjitale nga data 7 deri me datën 25 Gusht, në një platformë online të krijuar enkas për këtë edicion, në bashkëpunim me Festival […]

Ndahet nga jeta karikaturisti i njohur nga Prizreni, Ramadan Zaplluzha-Therrë Murrizi

Sot në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta veterani i arsimit dhe artisti i mirënjohur prizrenas, Ramadan Zaplluzha, i njohur si “Therrë Murrizi”. Familjarë dhe miq të artistit kanë shprehur dhembje, respekt dhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Zaplluzha u lind më 1938 në Prizren. Pas mbarimit të Shkollës  Normale në Prishtinë, […]

Ekspertët: MASH-i të përgatitet për vit shkollor me mësim online

Njohës të çështjeve të arsimit po kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të ndërmarrë disa veprime përgatitore para shtatorit, kur nis viti i ri shkollor. Kjo, meqë mësimi mund të fillojë online për shkak të pandemisë COVID-19. Edhe vetë ministri, Ramë Likaj, ditë më parë ka paralajmëruar se gjasat janë shumë të mëdha […]

Prizren: Zejet e dikurshme drejt zhdukjes (Foto)

Prizreni dikur ka qenë i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon për zejet karakteristike. Pasi koha i ka nxjerrë nga përdorimi, shumë prej tyre tashmë i takojnë historisë së veprimtarive zejtare të qytetit. Njëra nga rrugët e shumta të Prizrenit,  “Saraçët” që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, përballë […]

Orë letrare kushtuar piktorit prizrenas, Hamdi Bardhi

Seksioni letrar që vepron në kuadër të SHKA “Agimi” në Prizren, të premten (10 korrik) do të organizojë një orë letrare kushtuar piktorit prizrenas, Hamdi  Bardhi, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Takimi mbahet në galerinë “Bardhi”, afër Shtëpisë së Kulturës në Prizren, duke filluar nga ora 18:00, Ndërkohë në Prizren, prej disa ditësh, në të njëjtin […]

Hollivud gati filmin “Haklaj” për ngjarjet tragjike të Tropojës

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij. Njoftimi është bërë nga organizata ndërkombëtare World Albanian Congress WAC. Me katër seri, filmi i Hollivudit me titull “HAKLAJ”, do të kushtojë 30 milionë dollarë, dhe do risjellë në vëmendje ngjarjet e viteve […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.