19-04-2024

Nxënësit i rikthehen shkollës, Prizreni me skenar B për mbajtjen e mësimit

Pas 6 muajve, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të Kosovës sot i janë rikthyer mësimit në bankat shkollore.

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka përzgjedhur skenarin B të mësimit, pra me kombinim të mësimit me prezencë në shkollë dhe online, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar drejtorisë së shkollës “Emin Duraku” në Prizren nxënësit kanë respektuar masat e parapara duke mbajtur distancën dhe maskat.

Secili fëmijë duhet të mbajë maskën, e cila duhet të përdoret gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në ambientet shkollore.

Sikur kudo në Kosovë edhe në Prizren, institucionet arsimore janë mbyllur në muajin mars, kur u paraqiten edhe rastet e para me coronavirus.

Mësimi më pas është zhvilluar përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik.

Lexo edhe:

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.