23-01-2026

Prizren

Rregullohet kalldrëmi i Urës së Arastës në Prizren

Komuna e Prizrenit ka filluar riparimin e kalldrëmit të dëmtuar, në njërën nga urat kryesore mbi Lumbardh, në urën e Urën e Arastës (pas lufte njihet edhe si Ura e KFOR-it) që ndodhet në pjesën kryesore të qytetit.   Zyrtarët komunal kanë thënë se zona e parë, në qendrën historike të Prizrenit, është ajo që […]

Vdiq në aksident ish-basketbollisti i Bashkimit, Sinani

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë. Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë […]

Moti gjatë fundjavës në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu. Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë C. Në komunikatë, thuhet se pjesa e parë e javë së ardhshme […]

Në Prizren festë për fitoren e Zvicrës

Fitores së ekipit të Zvicrës ndaj Serbisë, sikur shqiptarët në tërë botën i janë gëzuar edhe prizrenasit. Menjëherë pas ndeshjes ata kanë dalë për xhiro me automjete duke defiluar për fitoren e ekipit, në të cilën ishte dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri që me paraqitje fantastike e mposhtën Serbinë. Po ashtu një numër […]

Gjashtë kompani përgjegjëse për trajtimin e qenve endacakë, në rajonin e Prizrenit

  Aksionit për trajtimin e qenve endacakë, këtë javë i është bashkuar edhe një kompani tjetër private, si njëra prej gjashtë kompanive përgjegjëse në rajonin e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se kompania aksionin e saj e ka nisur në lagjen Arbana. Qëllimi i këtij aksioni është kapja, trajtimi dhe më pas lëshimi i […]

Kosovarët drejt bregdetit të Shqipërisë

Sot është një ditë fluksi në pikën kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra shtetas të Kosovës kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet, bënm të ditur abcnews.al.   Jo vetëm qytetarët e Kosovës, por sipas informacionit të policisë shumë shtetas edhe nga Maqedonia kaluan doganën e […]

Çfarë thuhet në raportin e përfaqësuesve të shoqërisë civile rreth përzgjedhjes së drejtorëve në Prizren?

Raport lidhur me transparencën dhe llogaridhënien në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në Prizren. Javë më parë, komuna e Prizrenit është zotuar se përzgjedhja e drejtorëve të shkollave do të jetë transparente dhe llogaridhënëse, asisoj që të përfshihen në procesin e përzgjedhjes edhe vëzhgues nga shoqëria civile dhe SBAShK. Gjithashtu, zotimi/deklarimi publik ishte që pas […]

Asamblistja Bllaca: Përzgjedhja e drejtorëve, fundi i shpresës për qytetarët

Një reagim për përzgjedhjen e drejtorëve ka bërë edhe asamblistja e PDK-së, Dafina Bllaca.   “Përderisa ecin krah për krah mendjemadhësia dhe paditunia, nuk ka për të parë hajr Shqypnia” Nën vargjet e Gjergj Fishtës, shpreh mllefin dhe zhgënjimin e qeverisjes së Mytahir Haskuka dhe koalicionit Nisma-LDK, të cilët me publikimin e emrave për drejtor […]

Çfarë “selami” i çoi Haskukës, asamblisti i LDK-së Petrit Hoxha

Duket se përzgjedhja e drejtorëve ka irrituar edhe përfaqësues të parnertnerëve të koalicionit qeverisës. Një reagim të ngjashëm e ka bërë në facebook edhe asamblisiti nga LDK Petrit Hoxha, i cili ndër të tjera ka paralajmëruar se do të ketë ballafaqim në mbledhjen e Kuvendit Komunal.   “Ku met Depoletizimi i Arsimit ne Prizren ooooo […]

Haskuka: Personalisht do ta rishikoj të gjithë procesin e përzgjedhjes së drejtorëve

Një ditë më parë është publikuar lista e drejtorëve të cilët janë përzgjedhur nga komisioni i përbërë nga Komuna dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se pas propozimit, procesin e vlerësimit do ta shqyrtojë Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj lista e të përzgjedhurve do […]