10-07-2025

Prizren

Prizreni: DKA shpall konkurs të ri për drejtorë të shkollave

Përderisa ende nuk ka filluar intervistomi i kandidatëve që kanë aplikuar, në konkursin që është mbyllur me datën 8 maj, Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka shpallur një konkurs tjetër të ri për drejtorë të shkollave. Konkursi i ri, i hapur me 18.5.2018 ka të bëjë me 16 pozita për menaxhim shkollash. Në konkurs janë […]

Prizren: Përzgjidhen kandidatët në konkursin e shëndetësisë

Komisioni përzgjedhës ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve për stomatolog, farmacistë dhe infermierë të përgjithshëm, të cilët i kanë plotësuar të gjitha kushtet e konkursit, të datës 24 prill 2018 në Drejtorinë e Shëndetësisë në Prizren, raporton “GazetaePrizrenit.net”.   Në njoftim, thuhet se përzgjedhja është bërë nga një konkurrencë e madhe, pas shqyrtimit të […]

Talentët e rinj që paralajmërojnë teatër në Gjonaj të Hasit

Një grup entuziastësh kanë nisur dhe po përpiqen ta mbajnë gjallë frymën e teatrit në Gjonaj të Hasit, njërin nga fshatrat më të mëdha të kësaj treve. Studenti i dramaturgjisë në Prishtinë Pashtrik Brahaj, ka mbledhur nxënës të shkollës së mesme “Gjon Buzuku” në Gjonaj, dhe ata të shkollës fillore, duke i “ngarkuar” me role […]

Ish-drejtori Baldedaj thotë se nuk e ka ditur që lidhja e kontratave me televizionet lokale është e jashtëligjshme

Ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka deklaruar se nuk e ka ditur që lidhja e kontratave me televizionet lokale për të reklamuar aktivitetet komunale, mund të ishte e jashtëligjshme. Pikërisht, për shkak të lidhjeve të këtyre kontratave, pa procedura tenderuese, ish-drejtori Baldedaj, tash akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në seancën […]

NISMA Socialdemokrate në Prizren, sot mban Kuvendin e punës

Me këtë rast një fjalë përshëndetëse do ta mbajë kryetari i partisë Fatmir Limaj si dhe kryetari i degës Zafir Berisha. Më pas do të jetë debati për raportin e punës dhe në fund zgjedhja e këshillit drejtues të degës. Kuvendi mbahet  në ora: 18:00, në mjediset e hotel “Therandës”.

AAK mban kuvendin në Shkozë, Leonard Sinanaj u zgjodh kryetar

AAK në Prizren njofton për mbajtjen e kuvendit zgjedhor,  në fshatin Shkozë. “Në prani të delegatëve të saj për kryetar të nëndegës u zgjodh Leonard Sinanaj.  Me këtë rast u  zgjodh edhe kryesia e re si dhe delegatët e nëndegës, të cilët do të marrin pjesë në Kuvendet e AAK-së, dega në Prizren.  Në emër […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 20 maj 2018: Ora 18:00 NISMA Socialdemokrate në Prizren mban Kuvendin e punës, në mjediset e Hotel Therandës. Ora 18:00 Në kuadër të fushatës humanitare për shërimin e regjisorit Bekim Lumi, Teatri rom i Prizrenit shfaq në gjuhën shqipe monodramën “Panta Rhei”, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”.

Bashkimi humb në Prishtinë, mbeten shpresat për titull në Prizren

Klubi  i Bashkimit humbi, para pak çastesh nga Sigal Prishtina me rezultat 88 me 77. Kjo ishte ndeshja e tretë finale të plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Rezultati aktual është në 2 me 1 për Bashkimin, që ka fituar dy ndeshjet e para (në Prishtinë dhe në Prizren). Ndeshja e katërt zhvillohet […]

Varroset oficeri policor prizrenas, Ridvan Kalanderi

Dje, ka ndërruar jetë oficeri policor në Prizren, Ridvan Kalanderi, në moshën 59 vjeçare, duke humbur betejën e tij jetësore nga një sëmundje e rëndë që e kishte kapluar. Ai sot është varrosur me nderime të larta, në fshatin e tij të lindjes, Kosavë të Opojës së Dragashit. I ndjeri Kalanderi me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal […]

Një 16 vjeçare vdes në Prizren, dyshohet se u hodh nga banesa

Një vajzë 16 vjeçare ka vdekur si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë. Rasti ndodhi rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”. Viktima  ka rënë nga një lartësi prej 25 metrash duke pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në përshkrimin e rastit, nga hetimet e para, dyshohet se vajza ka kërcyer nga një dritare, […]