25-04-2024

Lajmërohet në polici për sqarimin e një rasti, arrestohet

Një person është paraqitur në policinë e Prizrenit për të sqaruar rrethanat e një rasti të incidentit me armë, në të cilin ishin përfshirë dy grupe rivale të cilët kishin shkëmbyer gjuajtje nga armë të zjarrit.

 

Policia thotë se rasti ka ndodhur me datën 20 qershor, në mesnatë, me ç’rast në vendin e ngjarjes ishte gjetur një pistoletë.

 

Sipas zyrës për media të policisë, tani më i dyshuari e ka dorëzuar një pistoletë “CZ 999 SCORPION” me tre fishekë të kalibrit 9mm e cila dyshohet të jetë përdor në incident.

 

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit. Ndërkaq pritet të arrestohen edhe të dyshuar të tjerë që tanimë janë në arrati”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.