26-04-2024

Vidhte me traktor kupëzat e dedikuara për rregullimin e rrugës, arrestohet hajduti

Një rast i vjedhjes së pazakontë, së paku i raportuar deri tash, ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prizren, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Një person është kapur duke vjedhur me traktor kupëzat e betonit, të dedikuara për rregullimin e rrugës “Sheh Emini”, në afërsi të qendrës spitalore.  Ai kishte vjedhur diku rreth 40 metra katrorë.

Drejtori për Inspektorate në Prizren, Islam Thaqi, konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit, derisa një person për të cilin dyshohet se është nga lagja e Trimave u kap në flagrancë,  me traktorin e tij derisa po vidhte kupëzat.

“Keqbërësi kishte ardhur ta merrte edhe traktorin e dytë, por këtë herë u hetua”, tha ai për portalin “gazetaeprizrenit.net”.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Prizren. Zëdhënësi rajonal, Hazir Berisha, tha se një person i dyshuar është arrestuar për këtë vjedhje dhe po mbahet në stacionin policor në Prizren./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.