20-04-2024

Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur, sot në mesditë në rrugën “Ali Hadri” të Prizrenit.

Sipas një njoftimit të policisë rajonale, dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorim të armës nga njëri me ç’rast është plagosur viktima, që është dërguar në Emergjencën në Prizren për trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe më pas ka bastisur shtëpinë e tij ku ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi të konsiderueshme të fishekëve të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.