29-11-2024

Prizren

Tërmet i raportuar në Shqipëri, ndjehet edhe në Prizren

Tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë. Lëkundjet janë ndjerë në pjesë të ndryshme të vendit. Lëkundjet janë ndjerë disa sekonda edhe në Prizren, në orën 22:38 min. / Gazeta e Prizrenit.

Prizren: Pretendimet për pronën në “Shadërvan”, paditësi i drejtohet Kushtetueses lidhur me shkeljet e Gjykatës Supreme

Përfaqësuesi i të paditurit Fatos Kakeli, avokati Yll Zekaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme për përsëritje të procedurës kontestimore, me të cilin u konfirmua qëndrimi i gjykatave të instancave më të ulëta për të refuzuar kërkesën e parashtruesit për përsëritje të procedurës kontestimore. Në Gjykatën […]

Prizren: Konfiskohet një pushkë, tri thika dhe një automjet

Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie, tri thika dhe një automjet mëngjesin e sotëm në Prizren. Me datë 15 Janar 2023, rreth orës 08:00, Sektori i hetimeve i Stacionit Policor Prizren-Veri, në kuadër të planit operativë për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, gjatë patrullimit në fshatin Korishë kanë has në një person të dyshuar me […]

Aksident në afërsi të Nashecit

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çastesh në afërsi të fshatit Nashec të Prizrenit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar foto në adresë të portalit Gazeta e Prizrenit. Pos dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ende nuk është deklaruar për rastin.  

Borxhi shkak i rrahjes në Gjonaj të Hasit

Një person është sulmuar dhe ka marrë lëndime trupore në fshatin Gjonaj të Hasit, raporton Gazeta e Prizrenit Sipas policisë, shkak për këtë ka qenë një mosmarrëveshje rreth një borxhi. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit. Raporti i plotë nga PK: Fsh. Gjonaj, Prizren 13.01.2023 – 20:30. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar […]

Shpërthimi në Zhur, i akuzuari thotë se e pranoi fajësinë pasi policët e kishin rrahur dhe detyruar

I akuzuari  Iran Badalli ka thënë se kishte pranuar fajësinë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e tij, bashkë me Arben Gashin, pasi është maltretuar dhe rrahur nga Policia. Këtë deklarim Badalli e ka bërë të premten në Gjykatën Themelore në Prizren në gjykimin ku po akuzohet se bashkë me Arben Gashin dhe Valbon Çollakun […]

Një çiklist goditet nga vetura, dërgohet në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren, një çiklist është goditur nga një veturë, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, Raporti nga PK: Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 11.01.2023 – 08:10. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke ngarë veturën e tij nga pakujdesia godet […]

Mjegulla e krijuar nga Liria e Prizrenit, a është SHPK apo OJQ?

Skuadra e famshme kosovare, Liria e Prizrenit ka kohë që ka krijuar rrëmujë në procesin e privatizimit. Por edhe pse janë bërë disa muaj kur Liria njoftoi privatizimin, skuadra prizrenase ka krijuar mjegull lidhur me ligjshmërinë dhe procesin e privatizimit. A është OJQ apo është SHPK? Kjo është dilema e Lirisë. Në fakt në dokumentet […]

Prizren: Një 41 vjeçar vdes në spital, dyshohet se përdori stimulues për marrëdhënie seksuale

Një 41-vjeçar ka vdekur në spitalin e Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit. “Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë […]

Dosja e Prokurorisë: “Burdushi” e përdorte dheun e varreve me pretendimin se shëron sëmundje

Prokuroria Speciale ‘Burdushin’ e akuzon për veprat penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, mashtrim, armëmbajtje pa leje dhe shpëlarje të parasë. Për veprën ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, Gjykata i shqiptoi dënim me gjobë në lartësi prej 10 mijë euro. Gjykata me këtë vendim ka vërtetuar se i akuzuari ka kryer këtë vepër […]