04-08-2025

Prizren

Çka po fsheh PDK dhe Kryetari Totaj në Prizren?

PDK në Prizren dhe Kryetari i saj Shaqir Totaj, njëherësh Kryetar i Komunës së Prizrenit, po tentojnë t’i mbajnë në heshtje pakënaqësitë dhe reagimet e forta, të shfaqura nga parregullësitë, anulimi i Konkursit për drejtorë dhe shpalljes së kandidatëve të përzgjedhur nga Komisioni për intervistim. Vetëkënaqësia e Totajt dhe e disa drejtorëve të tij rreth […]

Prizren: Arrestohet një mirëmbajtës i varrezave

Në Prizren është arrestuar një mirëmbajtës i varrezave, raporton Gazeta e Prizrenit. Referuar njoftimit  në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës,  thuhet se arrestimi ka ndodh dje për shkak se ka dëmtuar një varr derisa po hapte një tjetër. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor mirëmbajtës i varrezave pasi që i njëjti derisa ka […]

Përvjetori: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, histori e sfidë

Sot mbushen 144 vjet, kur filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pak histori rreth sfidave të fundshekullit të kaluar të Monumentit të rëndësishëm shqiptar janë paraqitur,  në një shkrim në portali “Gazeta e Prizrenit” , të botuar trei vjet më parë: 141 vjet histori e sfidë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kapet duke vjedhur naftë në Prizren, arrestohet

Një person është arrestuar në Prizren pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Policia bën me dije se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte e vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. “VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË / Rr.Kastriotët,Prizren 09.06.2022-20:00.Është […]

Çfarë solli Konkursi i parë për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave në Prizren?

Me 6 qershor janë bërë 6 muaj, kur  Shaqir Totaj ka marrë detyrën si Kryetar i Komunës.  Deri tash ka pasur zëra të ndryshëm për deklarime ndaj punës dhe pritshmërive për ndryshimet e paralajmëruara nga ish-qeverisja e Mytaher Haskukës, i cili për dallim nga të dy kryetarët  paraprak të pasluftës, ishte i pari që humbi […]

Thyhet shkolla fillore ‘Lekë Dukagjini’ në Prizren

Shkolla fillore e mesme e ulët ‘Lekë Dukagjini’ në komunën e Prizrenit ditën e djeshme ka rënë pre e keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se drejtoresha e shkollës ka raportuar rastin në Polici, ku ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm ka hasur në një dritare […]

Prizren: Stuhia, dëmtohen disa lisa në qytet (VIDEO)

Shumë qytete e fshatra të Kosovës sot janë përballur me shi, breshër e stuhi. E me stuhi është përballur edhe Prizreni, përcjell Klankosova.tv. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se nga stuhia janë dëmtuar edhe disa lisa.

Kjo është gjendja e personit që u ther me thikë dje në Prizren

Pasditen e djeshme në rrugën “Ali Hadri” në Prizren është therur me thikë një person. Policia e Kosovës konfirmon se si pasojë e kësaj janë arrestuar dy persona të dyshuar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IO/

Zgjedhet drejtori i ri i Spitalit të Prizrenit

Stomatologia Narqize Arënliu- Hoxhaj është përzgjedhur drejtoreshë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Arënliu-Hoxha ka dal e para në testin me shkrim dhe intervistën me gojë në procesin e rekrutimit ku kanë marr pjesë edhe gjashtë kandidatë të tjerë, shkruan Gazeta Shneta. Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Prizrenit ka dal e para me 81.6 […]

Prizren: Kapen 18 kg marihuanë, disa të arrestuar

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Prizren, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e disa personave. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni janë kapur rreth 18 kg marihuanë, si dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar. Sipas informatave […]