18-08-2025

Prizren

Gjendet i vdekur në Has një pjesëtar i Policisë

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Bafti Mehmeti është gjetur pa shenja jete në një fushë të hapur të fshatit Tupec të komunës së Prizrenit. Sipas burimeve në PK, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore. Mehmeti ka qenë punonjës në stacionin Policor Prizren. Kurse, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i emergjencës. /IndeksOnline/

Përleshje mes familjarëve në Prizren, 19-vjeçari dyshohet se theri me thikë kuzhine axhën dhe kushëririn e tij

Një përleshje mes disa familjarëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën “Ramadan Zaskoci”, në Prizren. Si pasojë e kësaj përleshjeje, dy vëllezër kanë mbetur të therur me thikë. Gazeta Sinjali merr vesh se në këtë rast janë të përfshirë: Sh. K. (51 vjeçar), djali i tij D. (28-vjeçar) dhe Z. K. (43-vjeçar), si […]

Prizren: Shtatë të akuzuar, mbi 104 mijë euro dëmi për INFRAKOS-in

Ish-zyrtarja për zhvillim rajonal në Ministrinë e Administratimit dhe Pushtetit Lokal, Emine Hoti, ka thënë se Plani Rregullativ Urban i Komunës së Prizrenit kishte qenë në pajtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Këtë deklarim Hoti e ka dhënë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin ku për […]

Arrestohet afër Prizrenit turku i shumëkërkuar, kishte ndërruar identitet

Njëri ndër personat më të kërkuar në Turqi për vrasje dhe trafik droge, Baris Nakipoglu, është arrestuar të shtunën në territorin e Kosovës. Njësitet elite të Policisë së Kosovës e ndaluan atë në autostradën “Ibrahim Rugova” afër Prizrenit. Nakipoglu ishte fshehur në Kosovë prej vitesh duke ndërruar identitet e ku kishte arritur të pajisej edhe […]

Reagon rektori i shkarkuar i UPZ-së, e quan të kundërligjshëm veprimin e KD-së

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren ka shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj, ndërsa ky e ka vlerësuar këtë veprim të kundërligjshëm këtë veprim, paralajmëron procedurë gjyqësore, shkruan Gazeta e Prizrenit. Sipas njoftimit shkakrimi i tij është bërë në mbledhjen e mbajtur sot. “Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me […]

Shkarkohet rektori i UPZ-së, Ismet Temaj

Përmes faqes zyrtare të Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren, bëhet e ditur se Këshilli Drejtues ka shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj, raporton “Gazeta e Prizrenit” . “Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshillit Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, […]

10 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë në Prizren

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.  Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me […]

Kapet kamioni me mallra kontrabandë në rrugën Zhur – Dragash

Në rrugën “Zhur” të Dragashit, të hënën gjatë mesnatëspolicia ka ndaluar një kamion me targa vendore, i cili dyshohet se kishte të ngarkuara mallra, për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin. Referuar PK-së i dyshuari në kamion kishte pasur të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si: televizorë, rrobalarëse, shporet elektrik, frigorifer dhe […]

Arrestohet një person për ryshfet në pikëkalimin e Vërmicës

Në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Njoftohet se ai u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit Sipas policisë i dyshuari ryshfetin e ka ofruar me qëllim që t’i lejohet hyrja në Kosovë gruasë së tij me ndalesë hyrje për 5 vite. Me urdhër të prokurorit, […]

Valon Syla: Në Prizren pritet të fitojë Shaqir Totaj nga PDK

Gazetari Valon Syla, ka folur për lidershipin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, me në krye Memli Krasniqi, raporton Gazeta Blic. Syla pret nga Krasniqi që ta rrisë opozitarizmin e PDK-së karshi Qeverisë Kurti, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndihmojë rritjes së partisë në zgjedhje lokale. Sipas Sylës, Prizreni dhe […]