12-11-2025

Prizren

Prizren: Rekomandohet suspendimi nga puna i pesë policëve të Njësisë Speciale

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren. Në njoftimin e bërë […]

Prizren: Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për rastin e vjedhjes grabitqare në “Viva Fresh Store”

Mungesa e anëtares së trupit gjykues, Raima Elezi, u bë shkak që të dështojë të mbahet seanca e paraparë për të premten, në rastin ku Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj po akuzohen për vjedhje grabitqare, kurse Xhafer Ahmetaj po akuzohet për përdorim të armës. Kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, tha […]

Arrestohen tre persona në Prizren – sekuestrohen para, telefona, vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Turqisë nën dyshimin se janë të inkriminuar në veprën penale “falsifikim i parasë”. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 08:15, thuhet […]

E dhimbshme/ Burrë e grua në Prizren njoftojnë policinë: Djali na kërcënon, kërkon t’ia lirojmë shtëpinë!

Gjatë ditës së mërkurë, një burrë dhe një grua kanë njoftuar policinë e Kosovës se djali i tyre po i kërcënon duke kërkuar nga ta t’ia lirojnë shtëpinë. Rasti po vazhdon të hetohet, shkruan IndeksOnline. “Prizren, 23.06.2021-08:00. Dy viktimat një mashkull dhe femër kosovarë kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar i […]

Në këto zona të komunës së Prizrenit, sot do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka njoftuar për punime në sigurim të sistemit. Kësisoj gjatë ditës së sotme parashihet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të komunes së Prizrenit. 1. Në NS 35/10kV Prizren – IV do të ndërprehet: Dalja 10kV Famipa(Kodi: 30033002) prej orës 11:00 deri në ora 12:00 Vendet: A&M Mega store. Arsyeja: Shqyrtimi […]

Nisma: Qeverisja e LVV-së në Prizren e ka humbur rrugën në oborr!

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren përmes një komunikatë për media ka reaguar rreth qeverisjes së LVV me arsimin në Prizren. Reagimi i plotë: Qeveria e LVV-së në Prizren e ka humbur rrugën në oborr! NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, po e përcjellë me shqetësim dështimin e qeverisjes në Prizren e cila është duke […]

Largohen dy kioska në qendër të Prizrenit, pranë minares së Arastës

Sot janë larguar dy kioska në qendër të Prizrenit, pranë minarës së Arastës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj. “Sot u larguan kioskat (trafikat) të cilat ishin të vendosura pranë Minares së Arastët me ç’rast po i kthehet bukuria dhe pamja vizuele Minarës së Arastës!”, ka shkruar ai. […]

E rrahin dhe e therin me thikë në Prizren, përfundon në spital

Një përleshje me grushte e thika ndodhi dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku mbeti i lënduar një person, i cili më pas u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali Siç mëson TV Prizreni, e gjithë ngjarja nisi nga një mosmarrëveshje në treg mes disa personave, ku viktima A. K. […]

Komuna shpërndau 60 mëshqerra për fermerët prizrenas

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani, kanë bërë shpërndarjen e 60 lopave qumështore (mëshqerra gravide) për fermerët përfitues të thirrjes publike nga DBZHR. Duke theksuar se zhvillimi i bujqësisë është prioritet i qeverisjes së tij, kryetari Haskuka njoftoi se Komuna […]

18 raste të reja me Covid në Kosovë, 1 në Prizren

22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:  Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.  Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me […]