25-08-2025

Prizren

Koronavirusi: Vendbanimet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja

Krahasuar me dje, është raportuar për rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19,  shkruan Gazeta e Prizrenit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 818 mostra, prej të cilëve rezultuan 130 raste positive apo 18 më shumë. Për dallim me ditën paraparake, kur në Prizren kishte 5 raste, sot kemi një të infektuar […]

Dëshmitë në gjykimin për korrupsion ndaj ish-inspektorit të Hidro-ekonomisë në Prizren

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca gjyqësore për rastin ndaj ish-inspektorit të hidro-ekonomisë në Komunën e Prizrenit, Avdulla Gashi, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në këtë seancë dëshmitë e tyre i dhanë,  investitori Hashim Kryeziu, njëri nga punëkryerësit Gafurr Ponik dhe koordinatori i përgjithshëm i inspektorateve në Prizren, Fail […]

Prizren: Gjykimi për mashtrim, të akuzuarit se pranojnë fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur shqyrtimi i dytë fillestar kundër Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, të cilit po akuzohen për veprën penale mashtrimi. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Milot Krasniqi, të akuzuarit Mirjeta Zylfiu dhe Jesmiri Ponik, deklaruan se nuk e pranojnë veprën penale e cila u vihet në barrë. Kryetari i […]

Haskuka: Diplomati Szunyog shprehu mbështetjen e mëtejme të BE-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, transmeton Gazeta e Prizrenit. Pas takimit, Haskuka ka deklaruar në rrjete sociale se ndihet shumë i gëzuar për përshtypjet që ambaadori ka për Prizrenin, imazhin e qytetit tonë, historinë, traditën, kulturën e […]

Gjykata dhe përmbaruesit ia marrin afro 2.9 milionë euro Komunës së Prizrenit

Një shumë e madhe e parave apo afro 2.9 milion euro i janë marrë Komunës së Prizrenit me vendim të gjykatave, por edhe të përmbarueseve privatë në dy vitet e fundit. Kjo formë e pagesave nga Auditori Kombëtar është përmendur si dobësi e qeverisjes lokale në Prizren, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Gjatë vitit 2018 dhe […]

Haskuka sot pret në takim shefin e Zyrës së BE-së, ambasadorin Szunyog

Sot, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pret në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, transmeton Gazeta e Prizrenit. Takimi do të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit Komunal – “Shtëpisë së Bardhë”). Referuar njoftimit, takimi do të jetë pa praninë e medieve, të cilat nga kjo ngjarje do […]

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit prej nga janë rastet e reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake,  sot është raportuar për rënie të numrit të të prekurve nga Covid-19,  shkruan Gazeta e Prizrenit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 828 mostra, prej të cilëve rezultuan 118 raste pozitive apo 19 më pak shumë se dje. Ndërkaq, krahasuar me dje kur në Prizren kishte vetëm një rast, […]

Edhe babai i kryetarit të Prizrenit- Daver Haskuka privatizon në vlerë prej 71 mijë eurosh

Pjesë e privatizuesve në Kosovë është edhe babai i kryetarit të Prizrenit, Daver Haskuka. Gazeta Blic e ka siguruar listën e plotë të procesit të privatizimit, e ku babai i Haskukës, ka privatizuar në vlerë prej më shumë se 70 mijë eurosh. Daver Haskuka ka privatizuar asete të luajtshme, e që kanë qenë në likuidim […]

Nënkryetari i PDK-së, Totaj: S’përjashtohet mundësia që të hyjmë në Qeveri,

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj ka thënë se aktualisht si subjekt politik nuk e kanë ndërruar qasjen në raport me mundësinë e futjes në Qeveri. Ai në Frontal të T7 ka thënë se PDK-ja nuk ka marrë ende një vendim për këtë, duke aluduar se momentalisht janë për të qëndruar në […]

Gjykimi ndaj inkasantëve të “Hidroregjionit Jugor”: Prokuroria kërkon dënim sipas ligjit, mbrojtja lirimin e Gallopenit

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni. Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Ervehe Gashi deklaroi se dëmi i shkaktuar në bazë të ekspertizës së tre ekspertëve financiar në këtë rast  është mbi 19 mijë e 593.33 euro, raporton “Betimi për […]