Vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Për dallim nga dita paraprake, sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel të Kosovës kanë qenë 82, ndërsa në Prizren 7 raste më shumë, pasi dje ishin 11 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes, por asnjë nga rajoni i Prizrenit.

Nga 1.620 mostra, rezultuan 560 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 12 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa 6 nga fshatrat,  transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: