04-07-2025

Prizren

Arrestohen katër persona në Prizren

Policia e ka ndaluar 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ata nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas njoftimit, katër nga këta persona janë ndaluar në Prizren, shkruan Gazeta e Prizrenit. Komunikata e plotë e policisë më rastet: MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË Prizren […]

Në Prizren arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata

Një person i kërkuar nga gjykata është arrestuar në Prizren. Referuar njoftimit të policisë, arrestimi është bërë në bazë të aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, shkruan Gazeta e Prizrenit. I dyshuari është dërguar në mbajtje në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Prizren, Zyra e Prokurimit e sheh si trysni padinë e bërë nga operatori ekonomik

Operatori ekonomik “Zona Park” ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit me dyshimin se ata janë përfshirë në kryerjen e veprave penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik. Mirëpo drejtuesit e Zyrës komunale të Prokurimit këtë padi e kanë vlerësuar […]

Kryetari Haskuka: Pavarësisht lajmeve të mira kundër koronavirusit, s’ka vend për relaksim

Për të dytën ditë radhazi, as dje nga Prizreni nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta e Prizrenit. Kryetari i Komunës, Mytaher Haksuka, ndërkaq ka thënë se në Prizren janë shëruar 13 persona . “Një person mebetet t’i bëhet ritestimi për të vendosur se a ashtë i shëruar. Pesë (5) teste […]

Lajm i mirë: Prizreni për të dytën ditë pa asnjë të infektuar nga Covid-19

Prizreni ka vazhduar trendin pozitiv sa i përket rasteve me koronavirus. Për të dytën ditë radhazi, as sonte nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve […]

Dekadat pa shtatoren e komandant “Drinit”- Çlirimtarit të Prizrenit

Shkruan: Qazim Morina Edhe një përvjetor po kalon pa ndryshime nga të mëparshmit, sa i përket ngritjes së shtatores për komandant “Drinin”. Përkundër disa paralajmërimeve për ngritjen e tij, monumenti mungon edhe në përvjetorin e 20-të të vrasjes misterioze. Oficeri i karrierës Ekrem Rexha,  komandant i UÇK-së, drejtues i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së, […]

Një anë tjetër për komandant  Drinin (VIDEO)

Prizreni sot ka kujtuar përvjetorin e 20-të vrasjes misterioze, para shtëpisë së tij, të Komandant Drinit. Portali “Gazeta e Prizrenit”, sot ka botuar një shkrim më të gjerë kushtuar kësaj ngjarje. Por, Ekrem Rexha, kishte edhe një anë tjetër, pasionin e tij, për të cilin portali ka botuar një storie vitin e kaluar, të cilën […]

Prizreni pranon si donacion 50 tabletë për ndjekjen e mësimit online nga kompania ”Ecolog”

Komuna e Prizrenit njoftoi se sot ka pranuar një donacion nga kompania Ecolog, e cila ka dhuruar 50 tabletë për ndjekjen e mësimit online nga nxënësit në nevojë. Kontributi i donatorëve në këtë kohë pandemie dhe sidomos i rasteve të tilla kur u ndihmohet për edukimin e fëmijëve tanë është mjaft i çmueshëm. Tabletët do […]

Në kujtim të komandant Drinit, Haskuka kërkon zbardhjen e vrasjes

Në 20 vjetorin e rënies,  kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka kujtuar komandant “Drinin”. Ai ka shkruar në “facebook“ se Prizreni është në pritje të drejtësisë dhe zbulimit të atyre që e kryen krimin mizor, shkruan Gazeta e Prizrenit. Postimi i tij: Sot bëhen 20 vjet nga vrasja tinëzare e Ekrem Rexhës komandant Drinit. […]

Haradinaj kujton Komandant Drinin në 20 vjetorin e rënies

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta kujton komandantin Ekrem Rexha. “Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak”. “Me plot meritë, Komandant Drini ka zënë […]