09-07-2025

Prizren

Mungon përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, sërish dështon gjykimi ndaj ish-inspektorit

Sërish ka dështuar të mbahet seanca në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, të paraparë për të enjten, ka qenë mungesa përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Lidhur me mungesën […]

Prizren: Drejtorët e Komunës mohojnë fajësinë se kundërligjshëm dhanë në shfrytëzim pronën komunale

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi, drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fejzë Kabashi, si dhe drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi, Refki Shaqiri, janë deklaruar të pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Të pafajshëm për një vepër të tillë penale, janë deklaruar edhe asamblistja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, […]

Përleshje mes të rinjve në Zhur të Prizrenit, një i lënduar

Pesë të mitur janë përleshur mes vete, ndërsa njëri ka pësuar lëndime. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Zhur të Prizrenit, “Raportohet se pesë të dyshuar meshkuj/K -të mitur  janë rrahur në mes vete. Si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore”, njoftoi PK. Lidhur me rastin është […]

Pamje nga aksidenti që i sotëm në hyrje të Korishës sw Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit në hyrje të fshatit Korishë në të cilin janë përfshirë tri vetura. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person është në gjendje të rëndë. […]

Kërkohet përgjegjësi institucionale për ndërtimet pa leje në Prevallë

Në drejtorinë rajonale të Policisë në Prizren është mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet institucioneve për parandalimin e ndërtimeve pa leje në parkun nacional “Sharri”, me theks te veçantë në Prevallë. Në këtë takim ka prezantuar policia e Kosovës e udhëhequr nga drejtori rajonal, Faton Alija, Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, Kryeinspektori nga Ministria e Infrastrukturës, […]

Prizren: Rritet numri i lindjeve dy ditët e fundit

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 20  të porsalindur, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë prijnë femrat, pasi nga 14 nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë djem. Marrë parasysh numrin në rënie të lindjeve, këto megjithatë mund të konsiderohet si shifra të […]

VV dhe LDK bisedojnë rreth fatit të mëtejmë të bashkëqeverisjes në Prizren

Kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit, të mërkurën, ka bërë të ditur se ende nuk është definuar çështja e qëndrimit në detyrë ose jo të nënkryetarit të Komunës dhe të tre drejtorëve që vijnë nga radhët e LDK-së. Me këtë rast është theksuar se palët janë në proces të bisedimeve dhe se pritet që […]

Haskukës i kërkohet shkarkimi i tre drejtorëve me aktakuza

Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukë i është kërkuar sërish të veprojë për shkarkimin e tre drejtorëve, të cilat kanë aktakuza për korrupsion. Këtë e ka kërkuar edhe një herë Organizata ‘Ec ma ndryshe’: Komunikata e plotë: Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka me 13 shkurt 2020 në një konferencë për media dhe […]

Paraburgim të dyshuarit nga Korisha e Prizrenit për sulm seksual

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.R. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni […]

Prizren: Arrestohet për armëmbajtje pa leje

Dy persona janë hasur të armatosur me pistoletë dhe thikë, derisa po udhëtonin me një veturë, por policia ka arrestuar njërin prej tyre, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, kjo ka ndodhur dje pasdite gjatë kontrollit të një veture me targa vendore, në të cilën kanë qenë drejtuesi dhe një pasagjer. “Tek i dyshuari – […]