12-09-2025

Prizren

Mbi 300 persona të testuar për Koronavirus në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit

Shtatë persona në Kosovë, për të cilët dyshohej se janë infektuar me koronavirus, nuk janë të prekur nga Covid-19. Rezultatet e testimit të tyre për koronavirus kanë dalë negative. Kështu ka njoftuar përmes një komunikatë për medie, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovë. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së […]

Të dyshuarit në rastin e Zhurit ku u vra një polic i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “shkaktimi i rrezikut të […]

Baldedaj nga AAK: Drejtoria e Arsimit në Prizren është futur në skandale

Kryetari i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka kritikuar për skandale Drejtorinë e Arsimit në Prizren, duke prezantuar disa dëshmi për pagesa të kundëligjshme. Ai përmes një postimi në profilin e tij në “facebook” ka hedhur kritika për siç ka thënë edhe kapjen e DKA-së nga ish-drejtori i […]

Prizren: Aktakuzë ndaj një personi për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas aktakuzës, me datë 01.10.2018 rreth orës […]

Prizren: Përfaqësuesit e televizioneve lokale tregojnë për kontratat e tyre me Komunën

Tre përfaqësuesit e televizioneve lokale TV “Besa”, TV “Opinion” dhe TV “Prizreni”, me propozimin e mbrojtjes janë dëgjuar në cilësi të dëshmitarëve, në seancën e së premtes ndaj dy ish-drejtorëve të Drejtorisë së Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitqi dhe Zenel Ahmetaj, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ata akuzohen se kanë lidhur […]

31 profesorë në Universitetin e Prizrenit s’kanë asnjë punim shkencor

31 profesorë (55%) në Universitetin e Prizrenit nuk kanë asnjë punim shkencor. 64% e profesorëve nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë. Profesorët në këtë universitet kanë publikuar 55 punime në revista kredibile, ndërsa kanë botuar 120 punime në revista të dyshimta. Këto dhe shumë të dhëna të tjera të detajuara, ORCA i ka publikuar […]

S’ka koronavirus në Kosovë, në rast nevoje karantinë mund të jetë Parku Inovativ në Prizren

Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia ka deklaruar se në Kosovë akoma nuk është identifikuar dhe diagnosifikuar asnjë rast me koronavirusi. I pari i shëndetësisë në raportimin që po bën sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se gjitha institucionet relevante shëndetësore janë mobilizuar me kapacitetet profesionale dhe teknike. Derisa tregoi […]

Aktivistët shprehin brengën për mosveprimin e Komunës së Prizrenit rreth statusit të gjuhës rome

Këshilli i partive politike dhe i OJQ-ve të romëve në Prizren ka shprehur brengën për mungesën e veprimeve të qeverisë komunale lidhur me çështjen e njohjes së statusit të gjuhës rome, si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë. Ata kanë kërkuar që të ndërmerren hapa konkretë nga lidershipi komunal që kjo çështje të përmbyllet […]

Prizreni, ka blerë mbi 67 mijë euro materiale higjienike

Gjashtëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë euro i ka kushtuar Komunës së Prizrenit furnizimi me material shpenzues higjienik, shkruan IndeksOnline. Këtë tender e ka fituar operatori ekonomik nga Prizrenit, OE-NP “ENARD”. Sipas kontratës, ky operator do ta furnizojë me material shpenzues higjienik për nevojat e Komunës, Prizrenin për 36 muaj. E […]

Prizreni për investime kapitale shpenzon 6 milionë euro më pak nga planifikimi

Komuna e Prizrenit në vitin 2019 për investime kapitale ka shpenzuar 6 milionë euro më pak në raport me planifikimin që kishte bërë për këtë kategori buxhetore. Për përfaqësuesit e partive opozitare dhe aktivistët e shoqërisë civile në Prizren kjo shifër është tregues për performancë të pamjaftueshme të Ekzekutivit lokal për jetësimin e projekteve të […]