03-05-2024

Prizren

Prizren: Shtylla në mes të rrugës, Komuna thotë se kompania asfaltoi gabimisht rrugën në “Dardani”

Kushdo që kalon mbi asfaltin e ri të rrugës “Gurishta” në Prizren, do të takohet me këtë shtyllë elektrike në mes të saj. Komuna, e cila së fundmi e shtroi këtë rrugë në lagjen “Jaglenica”, nuk e largoi shtyllën e cila mban përçues elektrikë me tension të lartë, raporton KTV. Banorët ndihen të rrezikuar, pasi […]

Prizrenasi arrestohet në Merdare, dërgohet në Smerkonicë

Një prizrenas është arrestuar në Merdare dhe dërguar në vuajtje në Qendrën e Smrekonicës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin e policisë, thuhet se arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicës në vuajtje […]

Shkolla e mesme teknike në Prizren plotësohet me Qendrën për Karrierë

Në Shkollën e mesme të lartë teknike “11 marsi” në Prizren, është inauguruar Qendra për Karrierë. Sipas akterëve përgjegjës, kjo qendër do të ndihmojë rreth 1.500 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës. Në këtë ceremoni është […]

Rrahje për borxh në Prizren

Një sulm, për siç thuhet shkaku i borxhit ka ndodhur në Prizren.  Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pas dite në rrugën “Remzi Ademaj”, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar”, bëri të ditur policia. Viktima ka pësuar […]

Eqa s’rri rehat, ia kujton Isa Mustafës me një dokument postin e Ministrit pas heqjes së autonomisë

Ish-Kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, e ka publikuar një dokument me të cilin dëshmohet se Isa Mustafa kishte pozitë ekzekutive në Qeverinë e themeluar nga Jusuf Zejnullahu. Kryeziu e ka publikuar këtë dokument duke ironizuar me “kandidatin e Baton Haxhiut për President” i cili ishte në pushtet në kohën kur Kosovës i ishte hequr autonomia. Kur […]

Përplasja Trump-Erdogan për kurdët, cilit president i mbajnë anën në Prizren

Mbështetësit e Erdoganit në Prizren e përkrahin sulmin në Siri, por ka edhe të tillë që e kritikojnë, raporton T7 Më 9 tetor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, urdhëroi një sulm ushtarak në verilindje të Sirisë, kundër kurdëve. Sipas Erdoganit, këto sulme synojnë të krijojnë një “zonë të sigurt” dhe të shënjestrojë militantët kurdë, bashkë […]

Diskutohet për thjeshtësimin e procedurave administrative në komunën e Prizrenit

Në vazhdën e takimeve të organizuara në kuadër të projektit “Analiza e Procedurave Administrative”, i cili ka për qëllim reformimin e shërbimeve administrative në Komunën e Prizrenit të premten është mbajtur takimi i radhës me përfaqësuesit e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), e cila është anëtare e grupit të Bankës Botërore (BB). Gjatë këtij takimi është […]

Kryeprokurori thotë se nuk mund t’ia japin familjes Dehari raportin pa e përkthyer

Kryeprokurori Admir Shala ka thënë se nuk mund t’ia japin familjes raportin në gjuhën origjinale pa e përkthyer atë në gjuhën shqipe. Ai ka thënë se këtë çështje janë duke e trajtuar në mënyrë urgjente, dhe se përkthimi i raportit pritet të përfundojë brenda 2 ose tre ditësh, raporton KTV. Sipas Shalës, pas përkthimit, familja […]

Prokuroria e Prizrenit, familjes Dehari, nuk ua jep rezultatin e ekspertizës së djalit

Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, kanë njoftuar se Prokuroria Themelore në Prizren nuk ua ka dorëzuar raportin e ekspertizës që dje erdhi nga Zvicra, raporton T7. Avni Dehari ka thënë para mediave pas takimit me prokurorët se të njejtët nuk ia dhanë raportin, kjo me arsyetimin se ai do të ju dorëzohet pasi […]

Prizren: Prangosen dy persona për prostitucion

Në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër nga Shqipëria nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të marrjes me prostitucion. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.