19-04-2024

Prizren

Sulmoi policin, paraburgim prizrenasit

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit V.S për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019. I pandehuri me datën 07.10.2019, rreth orës 14:45 minuta në Prizren, saktësisht […]

Nisma Socialdemokrate në Prizren distancohet nga kuvendari, Sinan Aliaj

Nisma Socialdemokrate -Dega në Prizren, përmes një njoftimi bën me dije se qëndrimi i kuvendarit Sinan Aliaj në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal ka qenë individual dhe nuk ka përfaqësuar qëndrimin politik të Nismës në Prizren, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate në Prizren. “Nisma Socialdemokrate në Prizren mendon se buxheti i Prizrenit është […]

Arrestohen pesë të dyshuar në Prizren për falsifikim të diplomave të shkollës së mesme

Policia e Kosovës me njësitë kompetente për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dje me datën 09.10.2019, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës, ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Pesë (5) personat […]

Paraburgim të pandehurit nga Gjinoci i Suharekës për kanosje dhe posedim të paautorizuar të armëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale P.M. nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje, dhe veprës penale […]

Gjykimi për keqpërdorime lidhur me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur, mbrojtja kërkon të dihet pala e dëmtuar

Mbrojtësit e zyrtarëve të Komunës së Prizrenit , Almir Saiti, Refki Muzbeg, Muhamet Bajrami, Drenusha Behluli-Mehmeti dhe Hatixhe Përzhella, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë kërkuar që Prokuroria Themelore në Prizren të saktësojë se kush është palë e dëmtuar në këtë rast. Në seancën e shqyrtimit kryesor të mbajtur të enjten në Gjykatën […]

Dr. Xhevat Elezkurtaj u zgjodh drejtor i QKMF-së në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Në këtë pozitë është zgjedhur ushtruesi i deritashëm i detyrës Dr. Xhevat Elezkurtaj, shkruan Gazeta e Prizrenit. “Komuna bënë njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni përzgjedhës, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën Drejtor […]

Dy anëtarë të opozitës mundësuan miratimin e buxhetit të Prizrenit

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot miratoi Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2020. Kjo është bërë në seancën  që ishte vazhdim i mbledhjes së ndërprerë me 25 shtator për mungesë kuorumi. Ndonëse mbledhjen e braktisën shumica e anëtarëve të opozitës (PDK-AAK-Nisma), përjashtuar Agnesa Sinanajn nga AAK dhe Sinan Aliajn nga Nismë, mbledhja sot […]

Ja kush është më i votuari dhe kush më pak nga Vetëvendosja në Prizren

Derisa KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të subjekteve politike, tashmë jozyrtarisht janë bërë të ditura edhe votat e disa prej kandidatëve për deputetë nga Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ndër to janë edhe rezultatet për kandidatët e Vetëvendosjes ( VV ) në Komunën e Prizrenit, derisa sipas burimeve, për shkaqe teknike mungojnë të dhënat nga 30 vendvotime. […]

Baldedaj: Haskuka po kërcënon Asamblenë Komunale

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj e ka vlerësuar si kërcënim deklarimin e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka që ka përmendur zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Prizrenit, derisa po fliste për nevojën e votimit të buxhetit komunal. Ai me këtë rast ka treguar se kur, sipas […]

A do të votohet sot buxheti i Prizrenit?

Për sot, në orën 10:00 është caktuar vazhdimi i seancës së Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, të ndërprerë me 25 shtator për mungesë kuorumi, por nuk dihet nëse ajo do të mbahet pasi nuk është dukur se ka ndryshim të rrethanave,  për të cilat opozita pat braktisur mbledhjen e fundit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net”. Kjo do të […]