17-01-2026

Prizren

Ndahet nga jeta pjesëtari i Policisë në Prizren (foto)

Në Prizren ndërroi jetë Polici, Nexhip Fetahu, që së fundi ka shërbyer në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës. Lajmin e ka dhënë familja e tij, ndërsa varrimi do të bëhet nesër.

Emërohet drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuku ka emëruar Bajrush Sezairin në krye të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit. Sezairi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, në qeverinë e kaluar, ndërsa para vitit 2000 ka qenë i angazhuar në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit. “Vendimi për emërimin e drejtori […]

Drejtuesi i InfraKos-it: Nuk ndikova në vlerësimin e dëmit të Hekurudhës në Prizren

Në emisionin e javës së kaluar, “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për dëmin milionësh që i është shkaktuar linjës hekurudhore Klinë- Prizren nga ana e bizneseve të shumta të cilët operojnë në atë zonë. Për këtë dëm Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit të kaluar ndaj shtatë personave: Sadik Paqarizit, […]

Prizren; Ish-inspektori thotë se dy drejtorë komunalë e penguan atë që të inicionte rrënimin e objektit pa leje

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Enver Bytyqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bytyqi, akuzohet se ka shkelur Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor në lagjen “Jeni Mahall”, të investitorit NTSH “Shigjeta e Pashtrikut” me pronar Feim Hamiti, […]

Prizren: Në Administratën Komunale përurohet projekti ‘One Stop Shop”

Në objektin e administratës komunale në Prizren, sot u bë përurimi i projektit “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë). Projekti është  realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshmme. Me 56 sportele të gjitha në një vend, pra në katin e […]

Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren

Hapësirat publike në qytetin e Prizrenit vazhdojnë të mbesin pa vëzhgim nga kamerat e sigurisë. Tenderi i fundit për zgjerimin e rrjetit të kamerave vëzhguese të sigurisë dhe për mirëmbajtjen e tyre është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka konstatuar parregullsi në këtë aktivitet të prokurimit të Komunës së Prizrenit. “Anulohet njoftimi […]

Prizren: Në Administratën Komunale sot përurohet projektit ‘One Stop Shop”

Sot, në objektin e administratës komunale në Prizren do të bëhet përurimi i projektit “One Stop Shop” (Qendra me Një Ndalesë). Ky projekt është  realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme. Ceremonia e hapjes së kësaj qendre do të bëhet të […]

Foto: Prizreni sot në mesditë

Guri bllokon njërin drejtim të rrugës Prizren-Prevallë

Në orët e pasdites së sotme, është shembur dheu, ku si pasojë ka rënë një gur i madh në rrugën Prizren – Prevallë në hyrje të fshatit Bogoshevë. Guri ka bllokur njërin drejtim të rrugës  dhe kërkohet nga organet kompetente që të dalin në vendngjarje për të larguar gurin nga rruga./tvprizreni.info/

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është raportuar si e zhdukur në Prizren. Sipas policisë ajo ka banuar në rrugën “Fehmi Lladrovci”. “Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njoftoi PK. Mbështetur në raportet e Policisë raste të tilla ndodhin herë pas here./GazetaePrizrenit.net