20-05-2024

Prizren

A do të votohet sot buxheti i Prizrenit?

Për sot, në orën 10:00 është caktuar vazhdimi i seancës së Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, të ndërprerë me 25 shtator për mungesë kuorumi, por nuk dihet nëse ajo do të mbahet pasi nuk është dukur se ka ndryshim të rrethanave,  për të cilat opozita pat braktisur mbledhjen e fundit, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net”. Kjo do të […]

Çfarë do të ndodhë sot në Prizren?

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Kuvendi Komunal i Prizrenit mban vazhdimin e mbledhjes së shtatë të rregullt. (Salla e mbledhjeve në “Shtëpinë e Bardhë). /GazetaePrizrenit.net/

Ja sa vota morën Anton Quni, Haxhi Avdyli, Driton Selmanaj e Hatim Baxhaku në Prizren

Derisa KQZ kanë publikuar rezultatet preliminare, tashmë jo zyrtarisht janë publikuar edhe votat e kandidatëve për deputetë, shkruan Indeksonline. Këto janë rezultatet për kandidatët e LDK-së në Komunën e Prizrenit, derisa mungojnë të dhënat nga 28 vendvotime, për shkaqe teknike. Sipas kësaj liste më të votuarit janë: Vjosa Osmani – 9051 Anton Quni – 5060 […]

Dënohet Hasan Hasani, ish-drejtor në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, e ka dënuar me gjashtë muaj burg, ish-drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Hasan Hasani, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Por, që dënimi me burgim me pëlqimin e të akuzuarit, i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 3000 euro. Ai […]

Kuvendi i Prizrenit në sfidë, kryetari Haskuka përmend zgjedhjet e parakohshme

Për të enjten (nesër) është thirrur vazhdimi i seancës së Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që ishte ndërprerë me 25 shtator në mungesë kuorumi, ndërsa në rend dite do të jetë edhe miratimi i Buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020. Kjo do të jetë ndoshta mbledhja më sfiduese e organit më të lartë […]

Prizren: Dështon gjykimi ndaj shefit të zyrës së prokurimit për dhënie të kundërligjshme të tenderit

Për shkak të mungesës së prokurores, Ervehe Gashi, ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj shefit të zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lidhur me mungesën e prokurores Gashi, gjykatësja Ajser Skenderi, ka thënë se ajo më 4 […]

Pika informuese turistike nga “Bazhdarhana” në Stacionin e Autobusëve në Prizren

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit të martën ka rifunksionalizuar pikën informuese për turistë që tani është vendosur afër Stacionit të Autobusëve. Sipas zyrtarëve komunalë, kjo pikë informuese më parë ka qenë e vendosur në lagjen “Bazhdarhane” dhe “që prej vitit 2017 ka qenë jashtë funksionit, për arsye të vendosjes në […]

Kanosë shkaku i borxhit, një i arrestuar në Korishë të Prizrenit

Në fshatin Korishë të Prizrenit është arrestuar një i dyshuar K/Shqiptar për kanosje dhe  armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, për shkak të një borxhi ai e ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar, transmeton Gazeta e Prizrenit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me 30 copë fishekë I […]

Prizren: Damka më i votuar se ish-ministri Yağcılar

Partia turke, KDTP humb mbi 1.500 vota në Prizren.  Lufta mes klaneve ka bërë që të humben shumë vota në Prizren tek Partia turke KDTP. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 ata kanë humbur mbi 1,500 vota në Prizren. E gjithë kjo ka ndodhur pas skandaleve, nepotizmit dhe inateve personale mes disa grupeve rivale […]

Prizren: Gjashtë të porsalindur 24-orët e fundit

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar gjashtë lindje. Sa i përket gjinisë, numri i tyre kësaj radhe është i barabartë. Pra tre djem dhe po aq vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Karakteristikë e kësaj periudhe është se katër nga këto lindje janë “cezariane” me operim. Një ditë më […]