Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 11 cent dhe u tregtuan me 62.18 dollarë amerikanë për fuçi. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 22 cent dhe u tregtuan me 56.93 dollarë amerikanë për fuçi. […]