27-10-2025

Prizren

Bora zbardhi Prevallën

Mëngjesi i sotëm ka sjellë fjollat e borës në rajonin e Prizrenit. Në një foto të dërguar nga një lexues i portalit “GazetaePrizrenit.net” shihet bora në Prevallë. Reshjet e borës në viset malore janë paraparë edhe nga meteorogolët. Sipas Prishtina Weather, pasdite reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje priten kthjellime dhe ftohtë. Mëngjesi në Prizren […]

Nëntë të porsalindur 24-orët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar nëntë lindje. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri më i madh i tyre apo dyfish janë vajza. Nga të porsalindurit  6 janë femra, ndërsa 3 djem. Karakteristikë është se gjatë këtij 24-orëshi nuk ka pasur asnjë rast të lindjes […]

Spitali i Prizrenit në shërbim të zhvendosurve nga Shqipëria

Me vendim të drejtorit të strukturave udhëheqëse shëndetësore në koordinim edhe me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Uran Ismajli, dhe me qëllim të asistencës mjekësore për qytetarët e zhvendosur nga zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri, drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Dr.Afrim, Avdaj, ka nisur ekipin e shërbimit emergjent për të ofruar […]

Prizren: Parku i Inovacionit i mbushur, sistemohen mbi 500 persona

Nga Komuna e Prizrenit, njofton për angazhimin që po bëhet nga ekipet përkatëse, për strehimin dhe kujdesin e personave të prekur nga tërmeti në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, për të analizuar gjendjen dhe shikuar hapat e mëtutjeshme që duhet t’i bëjmë për të menaxhuar këtë gjendje të jashtëzakonshme. Raportohet se janë sistemuar mbi 500 […]

Prizren: Deklarohet i pafajshëm polici që akuzohet se lejoi punëtorë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri të hynin në Kosovë pa dokumentacion

Zyrtari policor, Avni Ajdini është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Komuniteti boshnjak në Prizren, solidarizohet me prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Aksionit solidar kushtuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri i janë bashkuar edhe përfaqësues të komunitetit boshnjak në Prizren. Përmes subjektit NDS, ata kanë grumbulluar ndihma të ndryshme. Sipas kryetares, Emilia Rexhepi, pjesëtarët e këtij komuniteti në këto momente të vështira janë me popullatën e prekur nga tërmeti shkatërrues duke bashkëndjerë dhimbje për humbjen e […]

42 persona vullnetarisht kërkojnë të kthehen prapë në Shqipëri

Shumë prej personave që erdhën në Kosovë nga Shqipëria, po kërkojnë të kthehen prapë. 42 persona kanë kërkuar në mënyrë vullnetare që të kthehen në vendet e tyre. Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në Drejtori i Emergjencave në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj. Ai e ka konfirmuar se ka pasur persona që kanë […]

Prizren: Vihet gurthemeli i shtatores së Skënderbeut

Në Prizren, sot është vënë gurthemeli i shtatores së Skënderbeut. Shtatorja do të vendoset tek rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve, në hyrje-daljen e rrugës Prizren-Gjakovë, tek ish-qendra tregtare “Ben-af”, shkruan “GazetaePrizrenit”. Në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Prizrenit, ishin qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës, tha se kjo […]

Në Prizren vendosen të prekurit e parë nga tërmeti

Mbi 100 persona nga Shqipëria kanë mbërritur në Prizren, në ish kampin e KFOR-it gjerman. Mbrëmë kanë mbërritur 51 dhe sot në mëngjes 31 tjerë, ndërsa rreth orës 13:00 edhe dy autobusa kanë arritur në këtë vend ku pritet të bëhet sistemimi i tyre. Në vendin e ngjarjes kishte dalur edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher […]

Në Prizren po vijnë persona edhe nga vendet që s’janë prekur nga tërmeti, nisin verifikimet

Rreth 100 persona kanë mbërritur në Prizren, në kampin e ish-KFOR-it gjerman. Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe kryetari Mytaher Haskuka. Sipas tij, janë duke u evidentuar të gjithë, pasi sipas informatave nga policia, ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti. Evidentimi dhe verifikimi, sipas Haskukës, po […]