18-05-2024

Prizren

Paraburgim të dyshuarit nga Landovica, për dhunë në familje

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga fshati Landovicë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhunë në familje. Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se i pandehuri me datë 21.07.2019, rreth orës 17:00, në fshatin Landovicë, […]

Haskuka sqaron transportin dhe origjinën e lopëve të shpërndara për bujqit e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka sqaruar cështjen e transportit dhe origjinën e lopëve, që një ditë më parë, Komuna ua ka shpërndarë fermerëve të kësaj ane, për të cilën disa zyrtarë nga opozita kritikuan për transportin me kamion nga Serbia. Haskuka ka sqaruar se  99 krerët e lopëve, kanë prejardhje nga Sllovakia […]

“Hidroregjioni Jugor” në aksion ndaj konsumatorëve borxhlinj në Prizren

Punonjësit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“ në Prizren kanë filluar aksionin treditor të shkyçjeve individuale ndaj konsumatorëve borxhlinj. Sipas tyre, kjo masë do të aplikohet ndaj konsumatorëve që kanë mbi 300 euro borxhe dhe që refuzojnë pagesën e nënshkrimin e kontratës lidhur me obligimet e tyre ndaj kompanisë. Ekipet e kompanisë “Hidroregjioni jugor” […]

Pesë të lënduar në aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “William Walker”, në Prizren. Sipas policisë aty kanë qenë të përfshira tri automjete me targa vendore. Si pasojë janë lënduar tre meshkuj (K/Shqiptarë) dhe dy femra K/Shqiptare, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të arrestuar, të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. […]

Zgjerohet hyrja në pikën kufitare të Vërmicës

Sot bëhet përurimi i zgjerimit dhe rehabilitimit, të hyrjes në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Vërmicë afër Prizrenit. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Hapja e saj do të bëhet në ora 10:30.

Nga PDK reagojnë pse Haskuka solli lopët me kamionë të Serbisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot janë ndarë 99 lopë qumështore për blegtorët e komunës së Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai lajmin e dha përmes një statusi në Facebook, por kamioni me targa të Serbisë me të cilin janë sjellë lopët shkaktoi reagime, njofton Klan Kosova. Në fotografinë […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:30 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë në përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës). /GazetaePrizrenit.net/

Ka ndërruar jetë, Isuf Kryeziu, babai i Heroit të Kosovës, Ismail Kryeziu

Sot pasdite ka ndërruar jetë plaku i nderuar, Isuf Kryeziu, babai i dëshmorit, Ismail Kryeziu nga lagjja ” Arbana”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar familjarë të të ndjerit. Sipas tyre, zotëri Isufi ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme duke qenë me familje në Velipojë. Kufoma e të ndjerit është duke u transportuar […]

Kuvendari i AAK-së, Ilir Baldedaj kritikon Haskukën se me kamion nga Serbia solli lopë në Prizren

Shefi i grupit të kuvendarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, sot ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për përdorimin e transportit nga Serbia për sjelljen e lopëve në Prizren. Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, sot ka bërë ndarjen e lopëve qumështore për 99 blegtorët përfitues […]

Vetëm dy të porsalindur brenda 24-orëshit në Prizren

Numri i lindjeve në qendrën spitalore “Prim.Dr.Daut Mustafa” në Prizren,  ka shënuar rënie të ndjeshme. Gjatë 24-orëshit të kaluar,  në maternitetin e këtushëm, numri i të lindurve ka qenë vetëm dy,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Të dy foshnjat janë vajza. Mbështetur në raportet e repartit përkatës, kjo shënon numër të ultë të lindjeve. Pavarësisht lëvizjes së numrit […]