19-03-2026

Prizren

Lëvizjet në kabinetin e Haskukës sfidë për qeverisjen në Prizren

Shkarkimi i drejtorit për Arsim të Prizrenit, nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, e që përbën largimin e dytë brenda tri dite, është një tregues se qeverisja komunale, po përballet me vështirësi. Në fakt që nga fillimi i kësaj përbërje,  diç më tepër se një vjet e gjysmë ekzekutivi prizrenas katër […]

Prizren: 4.103 padi kundër komunës (VIDEO)

Pushteti lokal që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka dhe subjekti i tij, po përballet me numër të madh të padive nga qytetarët dhe kompani të ndryshme. Shumicën e këtyre rasteve në gjykatë po i humbin.

Totaj i reagon Haskukës: Shkarkimet e drejtorëve janë të vonshme

Largimi i dy drejtorëve brenda javës nga  Komuna e Prizrenit,  të udhëhequr nga Vetëvendosje ka nxitur edhe reagimin e kreut të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj. Nëpërmjet faqes në facebook, ai i ka vlerësuar këto  si vendime të vonuara të kryetarit Haskuka për të larguar zyrtarë me aktakuza. “Mos përfillja e tij e gjatë ndaj […]

Sulmohen fizikisht dy femra në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në mëngjes. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

A po rrezikohet koalicioni Vetëvendosje – Nisma në Prizren

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha vlerësoi se shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Prizren, nga kryetari Mytaher Haskuka është i njëanshëm. Berisha duke komentuar vendimin e sotëm të Haskukës për shkarkimin e Gani Gërmizajt, tha për portalin “Gazeta e Prizrenit” se kjo është bërë pa njoftim paraprak, ndërsa në këtë rast kryetari […]

Shkarkohet drejtori i Arsimit në Prizren

Drejtori i Arsimit, Gani Gërmizaj është shkarkuar nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Postimi i plotë i Haskukës në Facebook: Dje para përfundimit të orarit të punës, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Gani Gërmizaj, për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë […]

Në Prizren së shpejti pritet funksionalizimi i kamerave të sigurisë

Së shpejti pritet që të funksionalizohen kamerat e sigurisë të vendosura nëpër Prizren. Kryetari i Komunës, Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se çështja e tyre ndodhet në proces të tenderimit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në kontekstin e rritjes së nivelit të sigurisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës  gjatë dëgjimit të fundit publik me qytetarë për […]

Në Prizren sot mbahet Akademi përkujtimore për veprimtarin Mikel Kuzhnini

Sot do të mbahet Akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini. Ajo mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 11:00. Para saj, duke filluar nga ora 09:00 familja Kuzhnini po në Shtëpinë e Kulturës do t’i presë […]

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Prizren

Ora 09:00 Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, familja Kuzhnini pret ngushëllimet e qytetarëve për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare Mikel Kuzhnini. Ora 10:30 Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet dita e tretë të punimeve të konferencës Shkencore Ndërkombëtare nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe […]

Paraburgim dy prizrenasve për dyshime rreth skemave piramidale dhe bixhozit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.K. dhe A. B. që të dytë nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës […]