10-12-2024

Sot Testi i Maturës për afatin e gushtit edhe në rajonin e Prizrenit

Afro 990 maturantë nga Prizreni, sot do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, të cilët do të kenë pjesën e parë të testimit, ndërsa pjesën e dytë do ta kenë me 7 shtator.

Për shkak të numrit më të vogël të nxënësve, kësaj radhe do të ketë më pak administrues dhe qendra të testit.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë qysh në afatin e parë kishte paralajmëruar se në të gjitha qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve, si mënyrë për të parandaluar kopjimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ishte realizuar, e zhurmuesit nuk janë siguruar as për afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës.

Kryetari i komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, për KosovaPress, thotë se nuk kanë arritur të sigurojnë zhurmuesit, por që sipas tij, kanë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar kopjimin.

Për dallim nga afati i parë ku testimi është mbajtur në katër regjione dhe në ditë të ndryshme, këtë herë Hysenaj thotë se për shkak të numrit më të vogël të nxënësve, testimi do të organizohet në të njëjtën ditë në të gjithë vendit.

Maturantët në ditën e parë të testimit do të kenë pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze, ndërsa në pjesën e dytë të provimit do të kenë pyetje nga lëndët matematikë dhe lëndën zgjedhore.

Referuar zyrtarëve prizrenas nga 2.774 maturantë, të cilët i janë nënshtruar testit, në afatin e qershorit kalueshmëria ka qenë rreth 70 për qind.

Ai thotë se nuk do të tolerohet asnjë nxënës që ditën e testimit tenton të kopjojë. Testi fillon nga ora 10:00./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.